UEFA vendos Manajn si rival me kapitenin e Arsenalit për lojtarin më të mirë në kualifikueset e Botërorit

    Dy golat e shënuar kundër Andorrës kanë bërë që Rei Manaj të kthehet në një nga lojtarët më të spikatur të raundit të dytë të kualifikuesve ët Botërorit. Ndaj nuk është rastësi që edhe UEFA ka përzgjedhur sulmuesin e Kombëtares shqiptare si nëj prej futbollistëve që mund të shpallen “Lojtari më i mirë” për këtë raund.

    Në sondazhin në faqen e UEFA-s për lexuesit e saj, Manaj është në garë me Karol Svidierskin e Polonisë, Haris Hajradinoviç të Bosnjë Hercegovinës si dhe Martin Odegard, kapiteni i Arsenalit dhe Norvegjisë.

    Gjatë këtyre dy ditëve, lexuesit e UEFA-s mund të votojnë në linkun KËTU për përzgjedhjen e tyre e më pas do të shpallet edhe fituesi për lojtarin më të mirë të raundit të dytë të kualifikueseve.

    manaj

    Lajmi Paraprak

    Sa herë në javë duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet

    Lajmi i rradhës

    Ndarja e VLEN? / Taravari iu shmang pyetjes lidhur me largimin e tij nga koalicioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë