Vdekja e Emiliano Salas, tashmë ka zyrtarisht një fajtor

    Foto: Loic Venance /File/AFP

    Tashmë ka zyrtarisht një fajtor për vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.

    Ish-futbollisti i Nantes humbi jetën në një aksident ajror në Kanalin Anglez bashkë me pilotin 59-vjeçar, David Ibbotson.

    I akuzuari është David Henderson, i cili është organizatori i udhëtimit të 28-vjeçarit nga Franca drejt Uellsit, pasi kishte nënshkruar me Cardiff Cityn.

    66-vjeçari u akuzua se kishte vënë jetën e Salas në rrezik për autorizimin e pamatur në kushtet e fluturimit.

    Trupi i argjentinasit u gjet në bordin e avionit dy javë pas ngjarjes në një thellësi prej 67 metrash. Ndërsa trupi i pilotit 59-vjeçar nuk u gjet kurrë.

    Në tetor 2020, gjatë seancës, Henderson u deklarua i pafajshëm për akuzat në gjykatë dhe u lirua me kusht në pritje të seancës tjetër. Gjithashtu doli në pah se licenca e pilotit Ibbotson për të fluturuar me një aeroplan komercial skadoi në nëntor 2018. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Kandidatët për kryetarë komune në Tetovë dhe Dellçevë janë kapur duke u ofruar ryshfet votuesve

    Lajmi i rradhës

    Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i LVV-së: Jam përgjegjës për rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë