Vjen përgjigjja e Guti-t nëse do të pranonte të ishte trajner i Barcelonës

    Ish-anëtari i Real Madridit, Guti nuk është në kundërshtim me idenë e të emëruarit trajner i Barcelonës, me Ronald Koeman që raportohet si i ka ditët e numëruara në Camp Nou.

    Holandezi pritet të jetë pa punë së shpejti, dhe një humbje ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë mund të bëjë që ai të shkarkohet.

    “A do të isha trajner i Barcelonës? Pse jo”, ka thënë Guti. “Unë jam në dispozicion. Unë dua t’i tregoj botës se kam atë që duhet për të stërvitur një skuadër”.

    Duke folur në të njëjtën ngjarje, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit, Samuel Eto’o theksoi rëndësinë e lojës kundër Los Colchoneros.

    “Gjëja më e rëndësishme për Barcelonën tani është loja”, deklaroi Eto’o . “Le të mos i vrasim ata paraprakisht, ata janë shumë të gjallë”.

    Ndërsa Diego Forlan ishte duke i kushtuar më shumë vëmendje ndeshjes së madhe të kësaj fundjave në La Liga, Fernando Morientes ishte duke lavdëruar Karim Benzemën e Real Madridit.

    “Unë do t’i jepja atij Topin e Artë pa asnjë dyshim”, tha Morientes për numrin 9. “Ai ka marrë përgjegjësinë që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi dhe po luan në një nivel shumë të lartë”.

    Në transferimet e ardhshme, Steve McManaman i vuri emrat e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

    “Unë e di që Haaland dhe babai i tij pëlqejnë [Real] Madridin, kështu që ne do të shohim”, potencoi McManaman . “Unë mendoj se [Gareth] Bale do të dalë në pension kur të përfundojë kontrata e tij në Madrid”.

    ” Mbappe në Madrid? Pse jo?”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Joshje parazgjedhore për 4 orë punë të premten!

    Lajmi i rradhës

    Studentët kërkojnë nga MASH-i që rritja e bursave të jetë në mënyrë të barabartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë