Joshje parazgjedhore për 4 orë punë të premten!

    Ekspertët kanë dalë me mendime të ndara rreth draftit të Ligjit të ri për nëpunës administrativ që parashikon katër orë pune ditën e premte. Në nenin 55 të këtij ligji lidhur me orarin e punës thuhet: “Orari i plotë i nëpunësve të administratës është 36 orë, apo tetë orë në ditë nga e hëna deri ditën e enjte dhe katër orë ditën e premte, në rast se me ligj apo marrëveshje kolektive nuk është përcaktuar ndryshe”. Sipas ligjit aktual, nëpunësit administrativ shkojnë në punë 40 orë dhe atë nga ora 7:30 apo 8:30 deri në ora 15:30 dhe 16:30. Një pjesë e ekspertëve thonë se paralajmërimi për katër ore pune ditën e premte për administratën me siguri bazohet në analiza të qëndrueshme ekonomike, përderisa për të tjerët ky është premtim parazgjedhor.

    “Aspak nuk do të hyj në motivet të pastra politike, zgjedhore apo religjioze të propozimit ligjit për uljen e orëve të punës të administratës të premten për katër orë. Ajo çka do të duhej të jetë praktikë e rregullt e çdo propozim ligji është analiza ekonomike e efekteve të pritshme të kuantifikuara të ligjit. Supozoj se ekzistojnë analiza të tilla edhe për këtë propozim ligj, dhe do të ishte mirë që ato të shpalosen në opinion”, thotë analisti ekonomik, Zoran Jovanovski. Në ndërkohë, profesori Borçe Davitkovski vlerëson se një propozim tillë për shkurtimin e orarit të punës paraqet vetëm joshje parazgjedhore.

    “Një propozim i tillë që administrata të punojë 36 në vend 40 orë nuk është i logjikshëm. Bile është tejet jo racionale të shkurtohet orari javor i punës që zgjat 40 orë për shkak se sektori i ekonomisë që e financon sektorin publik me këto ndryshime do të punojë 4 orë apo më gjatë se administrata që do të punojë 36 orë ”, thekson Davitkovski. Ndryshe, që ligji të hyjë në fuqi apo që të zbatohet në praktikë, së pari nevojitet që ai të kalojë apo të miratohet nga qeveria, dhe më vonë edhe të miratohet në Parlament. Akoma nuk dihet se kur ky ligj do të gjendet para deputetëve duke marrë parasysh ndërprerjen e punës së Parlamentit për shkak të zgjedhjeve lokale./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e pestë të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Vjen përgjigjja e Guti-t nëse do të pranonte të ishte trajner i Barcelonës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë