Xavi i lumtur me Dembelen

    Ousmane Dembele ka shkëlqyer natën e mbrëmshme, kur Bxaviarcelona mori një fitore spektakolare 4-0 ndaj Athletic Bilbaos.

    Sulmuesi anësor francez u inkuadrua nga banka rezervë në lojë dhe shënoi golin e dytë në ndeshje, teksa asistoi edhe në dy të fundit.

    Dembele ishte më i miri në fushë dhe pas ndeshjes trajneri Xavi Hernandez pati lëvdata për të.

    Por fillimisht Xavi u pyet për të ardhmen e Dembeles, kontrata e të cilit skadon në verën e këtij viti dhe ai ende nuk ka pranuar rinovimin.

    “Nuk është puna ime, nuk do të flas për të. Varet nga Ousmane dhe klubi”, deklaroi Xavi pas fitores 4-0 ndaj Bilbaos.

    Tutje i pari i shtabit teknik të Barcelonës tha se është i lumtur me paraqitjen e anësorit francez ndaj Bilbaos.

    “Ai është shumë profesionist dhe unë e kam mbrojtur gjithmonë atë. Pamë Dembelen që duam ta shohim gjithmonë”, përfundoi tekniku katalunas.

    24-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime. 

    Lajmi Paraprak

    Çfarë nuk na thonë fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Energjia e gjelbër në qendër të Samitit për Ballkanin në Londër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë