Xavi ka zbuluar se është kontaktuar edhe nga ish-bashkëlojtari i tij Messi

    Në prezantimin e tij si trajner i Barcelonës, Xavi Hernandez ka zbuluar se është kontaktuar edhe nga ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona Lionel Messi.

    Legjenda e Barcelonës nuk ka dashur t’i jap shumë rëndësi yllit argjentinas duke e ruajtur fokusin te skuadra që e ka në dispozicion duke e krahasuar mungesën e Messit të njëjtë me atë të Eto’o dhe Ronaldinhos.

    “Leo Messi më dërgoi një mesazh për të më uruar fat të mirë. Ai është i jashtëzakonshëm, por ai nuk është këtu si Eto’o apo Ronaldinho. Ne duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për lojtarët që nuk janë më këtu te Barça”, theksoi shkurt Xavi.

    Barcelona do të luajë ndeshjen e parë më Xavin si trajner më 20 nëntor kundër Espanyolit në “Camp Nou”.

    Lajmi Paraprak

    Alergji apo ftohje?

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së shpalli gjendje krize në sektorin energjetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë