Xhaka i ‘mashtroi’ të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit

    Granit Xhaka e ka mashtruar të gjithë stadiumin me festimin interesant që ka bërë pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi për t’i dhënë epërsinë Leverkusenit në duelin ndaj Mainzit.

    Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.

    Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.

    Por, kishte shqetësime të mëdha menjëherë në mesin e tifozëve, Xabi Alonsos dhe stafit të trajnerëve, pasi Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.

    Sidoqoftë, ky ishte thjesht një mënyrë e festimit të golit, teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong.

    Kujtojmë se ky ishte goli i parë i Xhakës me fanellën e Leverkusenit dhe i pari për të në Bundesliga që prej vitit 2015, atëbotë kur ishte lojtar i Borussia M’Gladbach.

    Lajmi Paraprak

    Sa fatalistë duhet të jemi për IA-në?

    Lajmi i rradhës

    TikTok-u nën llupën e BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë