Xhaka për Thomas Partey: Ka cilësi të luajë për çdo klub

    Granit Xhaka i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të Arsenalit, Thomas Partey, duke folur në nota me larta për mesfushorin që luan në krah me të.

    Partey iu bashkua Arsenalit në vitin 2020 nga Atletico Madrid dhe që atëherë ai ka bërë 49 paraqitje.

    Xhaka ka qenë mesfushori i preferuar i Mikel Artetës për partnerin me Parteyn në mes të fushës për Arsenalin.

    “Ai kushtoi shumë para dhe njerëzit sot shohin vetëm çmimin. Por unë mendoj se është gabim sepse nuk është faji ynë nëse njerëzit paguajnë 50, 60, 100 milionë. Nëse mund ta ndihmoj, do ta bëj”.

    “Unë i thashë të heq presionin nga vetja sepse ka cilësitë për të luajtur në çdo ekip. Ai mendon se duhet t’u tregojë të gjithëve pse kushtoi 50 milionë euro. Ai ka filluar ta kuptojë këtë dhe po ia del shumë më mirë”.

    “Më pëlqen të luaj me të. Ai është një mesfushor i mrekullueshëm dhe një djalë i mahnitshëm, i mrekullueshëm, i mrekullueshëm. Ai është një djalë që dëshiron të përmirësohet, vjen duke bërë pyetje dhe është i hapur për të mësuar”, deklaroi Xhaka. 

    Lajmi Paraprak

    Serbia nuk i ‘jep’ Maqedoninë dhe Shqipërinë!

    Lajmi i rradhës

    Edhe këtë vit çmimi i ushqimeve në rritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë