Xherdan Shaqiri provokohet me pankarta që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

    Foto: Damien LG – OL

    Xherdan Shaqiri dhe Lyoni ishin mysafir të Sparta Pragës në Ligën e Evropës, ku shënuan fitore me përmbysje me rezultat 4-3.

    Ylli shqiptar ishte në fushë për 75 minuta, derisa rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrës së tij.

    Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku pas një ndeshje me ekipin përfaqësues të këtij vendi, një tifoz shqiptar u fut në momentin kur ai jepte një intervistë për media duke i dhënë një xhaketë me logo të UÇK-së.

    Siç duket ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, që në ndeshjen me Spartën e Pragës, disa prej tyre ishin vendosur prapa portës, me pankarta që e paraqisnin Kosovës si pjesë të Serbisë.

    Shaqiri nuk është se është marr me këtë detaj dhe ka vazhduar lojën, duke festuar në fund fitoren.

    Lajmi Paraprak

    Sulmet kibernetike bëhen kryesisht nga vendet që janë kundër pavarësisë së Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet lokale 2021 – RMV | Pritet garë e fuqishme në rrethin e dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë