Yjet e së ardhmes në radarin e Real Madridit

    Real Madridi është një nga klubet më të mëdha të futbollit në botë dhe ata janë në gjendje të tërheqin pothuajse çdo lojtar në “Santiago Bernabeu” si rezultat i kësaj.

    Kjo do të thotë se, sa herë që një adoleshent i talentuar depërton në lojën profesionale, Los Blancos nuk janë kurrë shumë larg.

    Ashtu si ata morën lojtarë si Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior në vitet e fundit, tani kanë pesë talentet të rinj që Real Madridi po i shikon nga afër.

    Jude Bellingham është një nga adoleshentët më të kërkuar që ka hyrë në ekipin e parë të Borussia Dortmundit në moshën 17-vjeçare, duke u ngjitur në lartësi të reja me klubin.

    Ai gjithashtu ka bërë debutimin e tij në Angli tashmë dhe është i rregullt në skuadrën e Gareth Southgate.

    Ryan Gravenberch ka qenë prej kohësh një nga adoleshentët më të talentuar në Evropë dhe mesfushori i Ajax ka shumë ndikim në Eredivisie, gjë që ka kulmuar me interesimin e Los Blancos.

    Florian Wirtz, ashtu si Bellingham, është një adoleshent që po çmend në Bundesligë te Bayer Leverkusen.

    Mesfushori sulmues është bërë pjesë e pandashme e skuadrës.

    Një opsion më mbrojtje për Real Madridin mund të jetë Wesley Fofana i Leicester City. Megjithatë, francezi ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë, kështu që ai duhet të rifitojë gjendjen e plotë përpara se të tregojë rëndësinë e tij sërish për skuadrën e Brendan Rodgers.

    Së fundi, 15-vjeçari Endrick ka bërë që shumë klube të kthejnë kokën në Serie A braziliane, pasi ai po konsiderohet si gjëja tjetër e mrekullueshme që do të vijë nga Amerika e Jugut.

    Ai nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje profesionale për Palmeiras deri në moshën 16-vjeçare, por ai tashmë ka luajtur shumë herë për ekipin e parë.

    Endrick nuk do të mund të vije në Evropë derisa të mbushte 18 vjeç, gjë që i jep Real Madridit shumë kohë për të zgjidhur një marrëveshje nëse dëshiron. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Fshesa me korrent arratiset nga një hotel i Anglisë

    Lajmi i rradhës

    Shtatë arsyet pse kostoja e jetesës po rritet në mbarë botën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë