Zinedine Zidane gati të marrë drejtimin e Francës pas Kupës së Botës 2026

    Zinedine Zidane pritet të bëhet trajneri i ri i Kombëtares së Francës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, raporton prestigjiozja L’Équipe.

    Federata Franceze e Futbollit tashmë ka vendosur që “Zizou” është emërimi i ëndrrave për të pasuar Didier Deschamps, i cili drejton “Gjelat” prej më shumë se një dekade.

    “Zidane po përgatitet në heshtje për të marrë postin. Ai e di që lojtarët ëndërrojnë të punojnë me të. Të gjithë e shohin kështu: ish-numri 10 i Francës është pasardhësi natyral i Deschamps”.

    “Ai nuk flet shumë publikisht, por është i përqendruar dhe ka nisur përgatitjet, madje ka zhvilluar biseda me Laurent Blanc për përvojën e tij si trajner i Francës mes viteve 2010 dhe 2012”, shkruan mediumi francez.

    Sipas raportimeve, Zidane ndjek rregullisht ndeshjet e Ligue 1, garat evropiane dhe madje edhe turnetë nga kontinente të tjera, duke mbajtur shënime të detajuara mbi sistemet e lojës dhe idetë taktike që planifikon t’i aplikojë tek kombëtarja.

    Legjenda franceze është i papunë që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, por reputacioni i tij si trajner mbetet i padiskutueshëm, me tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve (2016–2018) dhe dy tituj kampion në La Liga.

    Nëse marrëveshja konkretizohet, Zidane do të kthehet në bankinë për të udhëhequr vendin e tij drejt epokës së re pas Botërorit 2026.

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, milionat mbeten pa u shfrytëzuar, por buxhetet komunale rriten

    Lajmi i rradhës

    Si të parandalohet rivaliteti midis fëmijëve

    Bashkohu

    Informohu në kohë