Zyrtare: Christian Eriksen, lojtar i ri i Manchester Unitedit

    Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit danez, Christian Eriksen.

    Eriksen ishte në gjashtë muajt e fundit lojtar i Brentfordit, ku shfaqi formë të mirë në Ligën Premier.

    Megjithatë, mesfushori kreativ danez vendosi të mos e vazhdojë kontratën me ta dhe mbeti lojtar i lirë duke shikuar opsionet tjera.

    Tani, Eriksen ka vendosur të nënshkruar me Djajtë e Kuq dhe është vet faqja zyrtare e Untidit që ka konfirmuar transferimin.

    Ylli danez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Old Trafford.

    “Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Christian Eriksen i është bashkuar klubit, duke nënshkruar një kontratë deri në qershor 2025”, thuhet në njoftim.

    Eriksen ka luajtur 115 ndeshje për Danimarkën, duke shënuar 38 gola për vendin e tij. Eriksen ka luajtur 237 ndeshje në Premier League, duke regjistruar 52 gola dhe 71 asistime. 

    Lajmi Paraprak

    Johnson kundër ish aleatit: Mbështesni këdo, por jo ish ministrin Rishi Sunak

    Lajmi i rradhës

    Romanet që janë konsideruar gabimisht të Faik Konicës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë