Zyrtare: Milani transferon De Ketelaeren

    Charles De Ketelaere më në fund ka përfunduar transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë i kësaj epoke.

    Ai do të veshë fanellën me numrin 90 dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, ku pritet të fitojë 2.2 milionë euro në sezon.

    Negociatat u zvarritën gjatë gjithë verës dhe disa herë dukeshin në prag të kolapsit, por më në fund u arrit një marrëveshje për 32 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

    Klubi belg do të mbajë 12.5 për qind të tarifës së transferimit të ardhshëm.

    Reprezentuesi 21-vjeçar belg fluturoi mbrëmë nga Brukseli dhe bëri testet e tij mjekësore sot përpara se të nënshkruante kontratën pesëvjeçare në selinë e Casa Milan.

    Me 35 milionë euro, De Ketelaere është nënshkrimi më i shtrenjtë që Milanit nën drejtimin e Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel për dialog, por nuk pres asgjë

    Lajmi i rradhës

    Njoftim nga DAP për të gjithë qytetarët që skanojnë kupona në aplikacionin “TVSh-ja ime”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë