A duhet përdorur një faktor mbrojtës me afat të skaduar?

    Nëse më parë nuk ju interesonte afati i kremit me faktor mbrojtës, tani patjetër do ta ndryshoni atë shprehi.

    Mbase keni menduar se nuk është asgjë e tmerrshme nëse përdorni një krem të skaduar gjatë banjës së diellit, e keni gabim.

    Ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është fare e vërtetë.

    “Nuk rekomandohet përdorimi i kremrave të skaduar kundër diellit. Është e rëndësishme të mbani në mend se nëse përdorni mjaftueshëm krem kundër diellit dhe përsëritni aplikimin sipas këshillave, nuk ka gjasa që në fund të verës t’ju mbetet një sasi e konsiderueshme kremi kundër diellit”, thotë dermatologia Marisa Garshick.

    Megjithatë, nëse përdorni një krem të skaduar, do të digjeni më lehtë, sepse kimikatet aktive që mbrojnë nga dielli dekompozohen me kalimin e kohës.

    “Djegiet nga dielli më pas çojnë në dëmtim të lëkurës dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit”, thotë dermatologia Angie Seelal.

    Prandaj kremi kundër diellit i skaduar nuk ofron asnjë mbrojtje dhe kështu ju dëmtoni lëkurën dhe rrisni mundësinë e shfaqjes së djegieve. Administrata e Ushqimit dhe Barnave pretendon se kremrat kundër diellit mbeten efektive për tre vjet.

    “Edhe pse bllokuesit fizikë në SPF-të minerale mund të zgjasin më shumë se ato kimike, data e skadencës merr parasysh edhe përbërës të tjerë që gjenden në kremrat kundër diellit, kështu që si SPF-të kimikë ashtu edhe ato minerale priren të ndjekin të njëjtat udhëzime në lidhje me një afat”, shpjegon dermatologia Garshick dhe shton :

    “Për të ruajtur jetëgjatësinë optimale të kremit tuaj kundër diellit, mbajeni në temperaturën e dhomës dhe mbajeni larg diellit”, shpjegon ajo.

    Lajmi Paraprak

    Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Real Madridi kërkon të zgjasë kontratën e Benzemas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë