Çfarë do të thotë të kujdesesh për veten?

    Përkujdesja për veten është kthyer kohët e fundit në një temë klishe diskutimi, saqë duket sikur përherë nxjerrin çudira me argumentat që japin. Në thelb, është mjaft e thjeshtë. Të kujdesesh për veten do të thotë të mundohesh në çdo aspekt të investosh në lumturinë tënde, qoftë dhe në detaje që ndonjëherë duken të parëndësishme në rutinën tonë.

    Të kujdesesh për veten do të thotë që nëse nuk të pëlqen një punë, të nisësh një tjetër. Mos u mendo gjatë për pasojat, apo për aspektin financiar. Shpenzimet gjithmonë përshtaten me të ardhurat. E rëndësishme është kënaqësia personale.

    Të kujdesesh për veten do të thotë edhe të krijosh balancën e duhur midis punës, shoqërisë dhe jetës personale. Të gjesh kohë si për detyrimet, ashtu dhe për hobit e tua.

    Të vendosësh qëllime dhe t’i realizosh ato. Nëse ndihesh i/e rrethuar nga njerëz që të pengojnë për t’i realizuar këto qëllime, mundohu t’i distancosh ata nga vetja dhe të vazhdosh rrugën drejt qëllimeve që ke vendosur.

    Të kujdesesh për veten do të thotë edhe të investosh tek vetja, tek kultura jote. Gjej kohë për të lexuar, gjej kohë për të dalë shëtitje, gjej kohë për të fjetur mjaftueshëm. Gjumi është primari dhe është investimi më i mirë që i bën vetes pas një dite të lodhshme.

    Së fundi, të investosh tek vetja do të thotë edhe të ushqehesh shëndetshëm. Shëndeti është e vetmja dhuratë me vlerë që na është falur dhe duhet të kujdesemi maksimalisht për të. Ushqyerja e duhur, në sasinë dhe kohën e duhur, është shpërblimi më i mirë që i bëjmë vetes sonë.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon regjistrimi i popullsisë në RMV

    Lajmi i rradhës

    11 Shtatori, ja si u popullarizuan disa nga teoritë konspirative

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë