Çfarë punësh mund të bëjnë njerëzit me fobi sociale

    Ankthi social ose siç njihet ndryshe si fobia sociale është një çrregullim që e vuajnë shumë persona gjatë jetës së tyre. Kjo është një dukuri që ndikon në të gjithë sferat e jetës, por sidomos gjatë gjithë proceseve të punësimit. Ajo ju bën të ndiheni sikur jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgim, por edhe të gjykuar nga të tjerët. Kjo bën që të ndiheni në stres, si të pavlerë, të sëmurë e në fund të izoluar.

    A dëshironi ta dini nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve? Atëherë këto janë disa nga simptomat e këtij çrregullimi:

    Rrahje të shpejtë të zemrës;
    Tensioni i muskujve;
    Marramendje;
    Ndjesi e të vjellit;
    Skuqje në fytyrë dhe kraharor;
    Djersitje e duarve dhe në fytyrë;
    Ndjesi shqetësimi në stomak dhe diarre;
    Pamundësi për të marrë frymë mirë;
    Nxehtësi ose ftohtësi në trup;
    Dridhje e duarve, këmbëve;
    Të folurit bëhet i pakuptueshëm nga dridhjet, frymëmarrja jo e mirë dhe ngarkesa emocionale

    Edhe pse këto simptoma kanë nevojë për trajtim për ta “rregulluar” këtë çrregullim të ankthit shoqëror, janë disa punë të cilat mund t’i bëni për t’ju përshtatur – shkruan Akademi Pune.

    Kontabilist

    Kontabilistët përgatisin regjistrime financiare për kompanitë dhe bizneset. Janë të mirë organizuar dhe të përqendruar në detaje. Ata mund të punojnë në grupe, por po aq mirë edhe vetëm.

    Bibliotekist

    Bibliotekistët menaxhojnë informacione, por edhe i ndihmojnë njerëzit të gjejnë materiale për hulumtimet e tyre personale dhe profesionale të fushës. Detyrat e tyre të punës mund të ndryshojnë, bazuar në llojin e punës që e bëjnë, por edhe në çfarë lloj bibliotekash ose librarish punojnë, shembull në ato publike, të shkollës, apo libraritë mjekësore.

    Zhvillues të softuerëve

    Këta profesionistë janë mendjet kreative pas programeve kompjuterike. Disa krijojnë aplikacione, të cilat i lejojnë njerëzit të bëjnë detyra specifike në kompjuter dhe pajisje tjera. Parashikohet që deri në vitin 2029 kërkesa e tregut për zhvilluesit e softuerëve do të rritet deri në 22%.

    Profesionistët e statistikave

    Këta profesionistë mbledhin dhe analizojnë të dhëna duke i aplikuar teknikat matematikore dhe statistikore, për të zgjidhur probleme. Ata dizajnojnë gjetje, pyetësorë dhe sondazhe për të mbledhur të dhëna. Edhe kjo është po ashtu një punë që ka të ardhme të ndritur, sepse parashihet që deri në vitin 2029 të ketë rritje prej 33 për qind.

    Përkthyes

    Përkthyesit i kthejnë informacionet prej një gjuhe në një gjuhë tjetër. Në ditët e sotme pothuajse e gjithë puna e tyre është kthyer në përkthyes përmes mjeteve elektronike. Gjersa disa përkthyes punojnë si punonjës të pavarur, duke kryer shërbime për klientë të ndryshëm në të njëjtën kohë, ata mund të punësohen edhe në ndonjë kompani ose ndonjë institucion me punë të plotë ose të pjesshme, për t’i ndihmuar njerëzit të kuptohen qoftë drejtpërdrejt ashtu edhe përmes materialeve.

    Shkrues

    Shkruesit krijojnë përmbajtje për lloje të ndryshme të mediave, përfshirë këtu marketingun, librat, magazinat, po aq mirë edhe për filmat dhe titrat televizive. Shumë shkrues janë të vetëpunësuar, mjafton ta kenë një kompjuter dhe të kenë talent në të shkruar.

    Ndonëse nga Byroja e Statistikave të Punës të SHBA-ve është parashikuar që puna e tyre do të bjerë për 2 për qind deri në vitin 2029, ata ende mund të përshtaten me të gjitha format e mediave dhe të shkruajnë për to.

    Lajmi Paraprak

    Gjeorgjia paralajmëron ndryshim të regjimit të vizave për rusët

    Lajmi i rradhës

    OKB-ja është e paaftë për të siguruar paqen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë