Çfarë s’kanë guxim të thonë fëmijët

    Edhe fëmijët tuaj kanë telashet e tyre të vogla. Si të sillemi pas sugjerimeve të tyre të pathëna, porse me atë rast të mos jemi agresiv. Nëse vërejtjet e tyre janë si këto në vijim, çfarë të bëhet…

    Keni zbuluar fshehtësinë time…

    Nëse fëmija ju thotë diçka në besë, pyeteni a është kjo fshehtësi. Nëse e ruani atë, do ta keni besimin e fëmijës, ndryshe nuk do t’ju besojë kurrë.

    Kam frikë kur jam vetëm …

    Edhe në moshën 12 vjeçe e më shumë fëmija mund të ndihet i pasigurt nëse në mbrëmje mbetet vetëm. Që të mos mbetet vetëm, thirreni ndonjë shok/shoqe ose dikë tjetër për të qenë me të.

    Mos e krahasoni me ndonjë fëmijë tjetër, i cili “është aq i pavarur, edhe pse më i vogël”. Ndërkohë, mësojeni fëmijën që gjithnjë e më gjatë të jetë vetëm në dhomën e tij, kurse ju në dhomën tjetër.

    Kini durim: mos e detyroni ta pranojë vetminë, do të mësohet me kalimin e kohës.

    Me siguri po talleni me mua …

    E keni vërejtur që fëmijët nuk kanë aq prirje për humor? Nëse hidhërohet, bindeni se nuk keni dashur ta tallni. Humori është infektues.

    Nëse në familje shpesh bëni humor, edhe në llogari tuajën, fëmija do të mësohet të qeshet edhe me ngathtësitë e veta dhe nuk do të frikohet më nga vërejtjet tuaja humoristike e nuk do të kompleksohet.

    Mos i detyroni fëmijët më të mëdhenj gjithnjë të jenë në shoqëri me vëllanë ose motrën e vogël.

    Lajmi Paraprak

    Parisi përpiqet të përshtatet me rolin e ri të Berlinit në Europë

    Lajmi i rradhës

    Kosova dhe RMV-ja po përgatisin ligjin për kriptovalutat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë