Cilat ushqime nuk skadojnë 

    Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që nuk skadojnë kurrë dhe mund të hahen edhe pas shumë viteve.

    Mjalti

    Mjalti është një nga ato ushqime jetëgjata që nuk të zhgënjejnë kurrë.

    Ky virtyt i mjaltit i atribuohet punës së palodhur të bletëve dhe përpunimit të mjaltit i cili nuk mund të prishet për qindra vjet me rradhë.

    Mjalti mund të ndryshojë paraqitjen dhe ngjyrën por nuk prishet kurrë.

    Orizi

    Nëse ruhet siç duhet, orizi i bardhë mund të zgjasë për vite të tëra.

    Orizi duhet ruajtur në enë qelqi të mbyllura mirë me kapak dhe të jetë i mbrojtur nga insektet.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kavanozët me oriz duhen mbajtur në vende të errëta dhe të thata.

    Fasulet e thata

    Fasulet nuk prishen për mbi 30 vjet me rradhë.

    Konfirmimi vjen nga disa studime të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilëve niveli i tretjes së proteinës që përmbajnë fasulet nuk ndryshon në këtë hark kohor.

    E vetmja gjë që u ndodh fasuleve nëse ruhen për kaq vjet është se forcohen.

    Megjithatë fasulet mund të zbuten duke shtuar gjysëm luge me sodë buke në gatim.

    Kafeja

    Ekspertët thonë se kafeja mund të ruhet jo vetëm për 6 muaj apo një vit, por edhe për 20 vjet më rradhë.

    Kokrrat e kafesë përmbajnë sasi kafeinë dhe në mungesën e substancave artificial ruajtëse, ato jetojnë gjatë.

    Mjafton që kafeja të ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.

    Sheqeri

    Jetëgjatësia e sheqerit varet tërësisht nga mënyra e ruajtjes.

    Sheqeri është në vetvete një substancë ruajtëse dhe mund të qëndrojë i paprishur më vite me rradhë.

    Ruajeni në kavanozë qelqi në vende të freskëta, të thata dhe mbajeni larg milingonave./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Kurti për CNN: Kosovën nuk do t’ia dorëzojë “milicive fashiste” (Video)

    Lajmi i rradhës

    Stoltenberg: Dhuna në Kosovë i rrezikon aspiratat euro-atlantike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë