Dëmet që shkakton përdorimi i freskueses për shëndetin

    Freskuesja është një pajisje shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner.

    Kjo pajisje supozohet të na sjellë freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të këtyre ditëve.

    Megjithatë, ekspertët thonë se freskueset mund të rrisin rrezikun e drobitjes nga vapa.

    Nëse temperatura e jashtme rritet mbi 35 gradë, freskuesja nxit rritjen e temperaturës së trupit, thonë studiuesit.

    Sipas tyre,  frekuesja në të vërtetë fryn ajrin që është më i ngrohtë se trupi.

    Ata e krahasojnë freskuesen me ventilatorin e sobës që përshpejton pjekjen e një ushqimi të caktuar.

    Freskuesja elektrike më e rrezikshme në mot të nxehtë e të thatë

    Një studim tjetër të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se freskuesja është veçanërisht e rrezikshme për shëndetin në klimë të nxehtë dhe të thatë.

    Megjithatë, përdorimi i saj ndihmon në uljen e temperaturës bazë të trupit dhe mbron zemrën kur klima është e nxehtë por e lagësht.

    Njerëzimi do të preket nga goditje të nxehta të klimës

    Valët e nxehtësisë, thonë ekspertët, do të jenë më të shpeshta dhe më të ashpra si pasojë e ngrohjes globale.


    Vetëm në vitin 2003, u regjistruan mbi 30,000 viktima si pasojë e të nxehtit, ndërsa në  vitin 2010, vetëm në Moskë u regjistruan mbi 11,000 viktima.

    Shumë studime mbi përdorimin e freskueses dhe ndikimit të saj në shëndet sugjerojnë se kjo pajisje rrit rrezikun e vdekjes gjatë motit përvëlues.

    Kjo për vetë faktin se freskuesja nuk të freskon.


    Ajo thjesht qarkullon ajrin i cili është i të njëjtës temperaturë si ajo e ambientit.

    Freskuesja përshpejton avullimin e djersës që do të thotë se shkakton humbjen e madhe të lëngjeve nga trupi.

    Nëse njeriu djersin shumë dhe nuk zëvendëson lëngjet e humbura, do të dehidratohet më shpejt.

    Kësisoj ai do të jetë më i drobitur nga vapa dhe problemet që shkakton ajo tek organet./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Djerësitja shfaros rezervat e kaliumit, magnezit dhe glukozës – Si duhen zëvendësuar

    Lajmi i rradhës

    Dyshime të forta pas tragjedisë së refugjatëve në Greqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë