Përparësitë e dietave popullore kanë të bëjnë me humbjen e shpejtë të peshës, mirëpo pasojat e saj ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve.
Disa dieta janë me të vërtetë të efektshme kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, por, për fat të keq, ato gjithashtu krijojnë probleme të reja në mënyrë efektive.
Pasojat e dietave nuk shihen gjithmonë vetëm në bel, por edhe në dhëmbët tuaj. Pikërisht problemet e tilla i kishte hulumtuar dr. Samir Patel, drejtor i Klinikës dentare në Londër.
Dietat e njohura me lëngje, në të cilat “betohen” Sallma Hayek dhe Kate Hudson, mund ta shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe t’i dëmtojnë mishrat. Gjatë këtyre dietave, shujtat zëvendësohen me lëngje dhe përzierje të frutave dhe perimeve të cilat përmbajnë nivele të larta të acideve.
Këto acide i dëmtojnë dhëmbët në mënyrë të ngjashme si edhe lëngjet e gazuara.
Dietat ‘milkshake’ janë të pasura me sheqerna, madje 18 gram sheqer mund t’i përmbajë vetëm një porcion, gjë që, natyrisht, i shkatërron dhëmbët, shkruan “Daily Mail”.
Dieta “5:2” nënkupton një plan të ngrënies gjatë së cilit njerëzit hanë ushqime me nivel të ulët të karbohidrateve dhe përmbajtje të lartë proteinike.
Ky regjim është shkaktar për erën e keqe të gojës dhe pa marrë parasysh se sa përdorim pastë të dhëmbësh dhe ujë për gargarisje, era e keqe nuk do të kalojë deri sa t’i kthejmë në dietë karbohidratet.
Me sa duket zëvendësimet e shëndetshme për ushqim si sheqerkat nga drithërat dhe jo-shejkët e payndyrshëm në fakt përmbajnë sasi më të larta të sheqerit se sa shujtat e rregullta, gjë që natyrisht i dëmton dhëmbët.
Prandaj është më mirë që ushqimet e shëndetshme t’i përgatitni vetë që ta kontrolloni përmbajtjen e sheqerit, kripës dhe yndyrës. Sidomos është i njohur kohët e fundit regjimi i ushqimit të papërpunuar, gjatë të cilit konsumohet ushqimi i cili nuk përpunohet termikisht.
Zakonisht këto janë frutat, perimet, farat, dhe këtë dietë e mbajnë të famshmit si Demi Moore dhe Scarlett Johansson.
“Pavarësisht faktit se sheqeri nga frutat është natyror, kur ai mbërrin në gojë, është sikur të keni konsumuar sheqer nga çokollata. I gjithë ky sheqer i cili konsumohet vazhdimisht nëpërmjet frutave është si një bombë e kurdisur në gojën tuaj, dhe për ta ndalur atë, ndonjëherë duhet të shpenzoni shuma të mëdha të parave tek dentisti”, ka thënë Patel.
Gjithashtu, farat dhe frutat e arrave lehtë mund të depërtojnë në mes të dhëmbëve dhe ta krijojnë një mjedis të shkëlqyeshëm për zhvillimin e baktereve. Prandaj Patel këshillon që të përdoret rregullisht peri apo çamçakëzi.