Disa metoda me ndihmën e të cilave do t’i humbni kilogramët e tepërt

    Nëse po përpiqeni të humbni disa kilogramë, mund të keni vënë re se ka një furnizim të pafund me këshilla dhe truke për humbje peshe që duken mjaft të thjeshta. Por, cilat mund t’ju ndihmojnë vërtet në këtë proces?

    Sipas hulumtimit nga Klinika Mayo, ka disa mënyra për të humbur kilogramët e tepërt pa përpjekje shtesë. Ndryshimi i shprehive të vogla mund të ketë efekt të madh në planin afatgjatë.

    Digjni kalori duke bërë aktivitete të përditshme

    Djegia e kalorive duke bërë aktivitete të përditshme, si ecja shkallëve në vend të ashensorit, është një koncept i thjeshtë që mund të çojë në humbje peshe. Ky lloj aktiviteti mund t’ju ndihmojë të digjni disa qindra kalori shtesë.

    Zëvendësoni mishin e kuq me kërpudha

    Një nga mënyrat më të lehta për të humbur peshë është të merrni më pak kalori se zakonisht. Ju mund t’i reduktoni kaloritë duke ngrënë kërpudha në vend të mishit të kuq, të cilat janë gjithashtu të pasura me proteina dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

    Zëvendësoni mëngjesin dhe darkën

    Në vend që ta bëni darkën vaktin më të rëndë, ndërroni ushqimet me atë që hani për mëngjes. Një studim i vitit 2013 i botuar në revistën Obesity zbuloi se femrat që hëngrën një mëngjes me 700 kalori dhe një darkë me 200 kalori, humbën më shumë peshë dhe ndjeheshin më pak të uritur gjatë ditës sesa ato që hanin një mëngjes me 200 kalori dhe një darkë me 700 kalori.

    Pini dy gota ujë 30 minuta para se të hani

    Edhe pse nuk është një zgjidhje magjike, pirja e ujit 30 minuta para vaktit, mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Një arsye e mundshme pse ndodh kjo është se vëllimi i ujit mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur. Po ashtu, ujin mund ta pasuroni edhe me një fetë limoni dhe gjethe menteje.

    Mbushni pjatën me perime

    Një nga opsionet më të mira për të humbur peshë, është rritja e marrjes së perimeve në vaktet tuaja. Sigurisht, kjo do të thotë perime të freskëta ose të gatuara pa yndyrë dhe produkte qumështi, si kremi. Mbusheni pjatën me 50 për qind perime, 25 për qind proteina dhe 25 për qind drithëra. 

    Lajmi Paraprak

    Si të kurseni energjinë dhe paratë gjatë dimrit

    Lajmi i rradhës

    Lojtarët me pagat më të ulëta në Ligën Premier, mes tyre është një emër befasues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë