Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

    Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit.

    Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut.

    Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.

    Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht.

    Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë.

    Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut.

    Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit.

    Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.

    Simptomat e toksicitetit të zinkut

    Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.

    Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:

    • Të përziera
    • Të vjella
    • Dhimbje stomaku
    • Diare
    • Konstipacion

    Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut.

    Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:

    • Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
    • Imunitet të dobët,
    • Mungesë të bakrit
    • Dozat e rekomanduara ditore të zinkut

    Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit.

    Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë.

    Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë.

    Mosha 9-13  vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë.

    Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.

    Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë.

    Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.

    Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.

    Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera 

    Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente.

    Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj.

    Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër. /AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Fried: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar

    Lajmi i rradhës

    Dieta 7 ditore që ndihmon në menaxhimin e rezistencës ndaj insulinës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë