Është koha për të zëvendësuar jastëkun: Bëni një kontroll të vogël

    Gjumi i mirë kërkon një jastëk dhe dyshek të mirë, por çfarë është saktësisht një jastëk i mirë

    Konsiderohet se një jastëk i mirë është i butë, por megjithatë mbështet qafën dhe e mban trupin në pozicionin e duhur.

    Llojet e ndryshme të jastëkëve kanë jetëgjatësi të ndryshme dhe ka teste të ndryshme që mund të bëni për të parë nëse është koha për të zëvendësuar jastëkun, transmeton Telegrafi.

    Rregulli i përgjithshëm është që jastëkët duhet t’i ndërroni pas çdo disa vitesh, por kjo varet edhe nga disa faktorë të ndryshëm, si lloji i jastëkëve dhe sa shpesh i lani.

    Kur të ndërroni jastëkun?

    Larja dhe mbajtja e një jastëku mund të zgjasë jetën e tij. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’u përmbaheni udhëzimeve në etiketa.

    Një nga këshillat është t’i pastroni herë pas here me fshesë me korrent për të hequr pluhurin që grumbullohet me kalimin e kohës.

    Një test i thjeshtë mund t’i përgjigjet pyetjes suaj në mënyrën e duhur për kohën e duhur për të ndërruar jastëkët.

    Së pari palosni jastëkun në gjysmë. Nëse qëndron kështu pasi ta lëshoni, është koha ta zëvendësoni. 

    Lajmi Paraprak

    Gazetaria duhet të jetë mbi nacionalizmin

    Lajmi i rradhës

    Disa gabime kur lajmë dhëmbët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë