A shkakton bilingualiteti vonesë në të folurën e fëmijës?

    Ky material është përshtatur nga terapistja Christina-May, specialiste për zhvillimin gjuhësor të fëmiëjve.

    Së pari, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis dy llojeve kryesore dhe më të zakonshme të dygjuhësisë (bilingualitetit). Simultane dhe sekuente, kjo është mjadt e rëndësishme pasi ato kanë piketa të ndryshme.

    Dygjuhësia simultane i referohet përvetësimit të të dy gjuhëve që nga lindja. Dygjuhësia sekuente i referohet zhvillimit të një gjuhe të dytë para moshës 3 vjeç.

    Dygjuhësia simultane

    Një fëmijë duket se kalon nëpër dy faza; faza e parë, faza e padiferencuar është formimi i një sistemi të vetëm gjuhësor, i përbërë nga të dy gjuhët njësoj si proceset që zhvillon një fëmijë njëgjuhësh. Kjo do të thotë që ata arrijnë të njëjtat piketa themelore në zhvillimin e gjuhës në lidhje me belbëzimin, fjalët e tyre të para dhe shfaqjen e kombinimeve të fjalëve pavarësisht nga fakti se ata kanë më pak ekspozim ndaj secilës gjuhë krahasuar me moshatarët e tyre që rriten me vetëm një gjuhë. I vetmi ndryshim është se të dy gjuhët mund të përdoren në të njëjtën fjali ose madje brenda së njëjtës fjalë; pra përzierjen e gjuhëve së bashku.

    Faza e dytë është faza e diferencuar, kjo është kur fëmija bën diferencimin midis dy gjuhëve dhe i përdor ato si sisteme të ndara, për qëllime të ndryshme dhe nganjëherë me njerëz të ndryshëm.

    MoshaFazaPiketaFlamuri i kuq
    Nga lindja- 2 muaji padiferencuarnxjerrja e zanoreve
    2-6 muaji padiferencuargumëzhitjenuk lëshojnë asnjë tingull
    6-15 muaji padiferencuarfjalët e para (mund të shfaqen më vonë se tek fëmijët njëgjuhësh)më pak se një fjalë në javë
    1-2 vjeçi padiferencuarpërzierje gjuhësore (fëmija mund të përdorë të dyja gjuhët brenda një fjale të vetme)më pak se 20 fjalë nga të dyja gjuhët në 20 muaj
    2-3 vjeçi padiferencuarPërzierje gjuhësore ( fëmijë përdor fjalë të të dyja gjuhëve brenda një fraze ose fjalie)fjalë të numërueshme në 30 muaj; nuk ka kombinime të dy gjuhëve

    Dygjuhësia sekuente

    Përvetësimi i një gjuhe të dytë është një proces kryesisht i dallueshëm krahasuar me zhvillimin e një gjuhe të dytë. Fëmija mbështetet në njohuritë e gjuhës së tyre të parë dhe krijon ritmin e tyre në varësi të karakterit të secilit fëmijë, rrethanave unike shoqërore dhe kulturore dhe motivimit.

    FazaPiketaFlamuri i kuq
    gjuha e parëpërvetësimi normalarritje jonormale
    gjuha e dytaperiudha ndërvepruesepërdorimi i gjuhës joverbale dhe frazat e përzierapërsëritje e tingujve, fjalëve dhe frazave
    periudha e konkluzioneverregullat gramatikore të gjuhës së parë aplikohen në gjuhën e dytëgabime sintaksore në gjuhën e parë
    periudha e qetëzgjedhin të heshtinheshtje e zgjatur
    ndërrimi i kodevendërrim i gjuhëve brenda të njëjtës bisedëvështirësi në gjetjen e fjalëve

    Çfarë është vonesa e të folurit?

    Një fëmijë konsiderohet se ka vonesë në të folur nëse zhvillimi i tij / saj i të folurit është dukshëm nën normën për fëmijët e së njëjtës moshë.

    Një fëmijë me vonesë në të folur ka zhvillim të të folurit që është tipik për një fëmijë që zhvillohet normalisht, në një moshë më të re kronologjike.

    Kjo do të thotë që aftësitë e fëmijës me vonesë në të  vonuar fitohen në një sekuencë normale duke arritur piketat e të folurit në një datë të mëvonshme.

    A shkakton dygjuhësia vonesë në të folur?

    Aktualisht nuk ka asnjë provë empirike për të lidhur dygjuhësinë me vonesën e të folurit tek fëmijët. Mësimi i dy gjuhëve nuk shkakton konfuzion dhe ose vonesa gjuhësore tek fëmijët e vegjël.

    “Nuk ka asnjë provë shkencore deri më sot se dëgjimi i dy ose më shumë gjuhëve çon në vonesa ose çrregullime në përvetësimin e gjuhës. Shumë fëmijë në të gjithë botën rriten me dy ose më shumë gjuhë që nga fëmijëria pa treguar ndonjë shenjë të vonesave ose çrregullimeve gjuhësore ”.

    Në cilën pikë kur diagnostikohet një vonesë në të folur  duhet “hequr” një gjuhë?

    Tani për tani nuk ka prova empirike për të justifikuar kufizimin e fëmijëve me çrregullime të zhvillimit nga mësimi i dy gjuhëve. Prandaj braktisja e një gjuhe nuk ka qenë kurrë një mundësi. Këshillohet të shpjegohet rëndësia e mbajtjes së një gjuhe në shtëpi për rregullimin emocional dhe të sjelljes, si dhe lidhjet familjare dhe kulturore. Edhe tek fëmijë dygjuhësh me kushte të rënda siç janë çrregullimet e spektrit të autizmit, sërish fëmijët kanë mundur t’i mbajnë të dyja gjuhët.

    Gjithashtu shkollimi ka një ndikim të fortë në mbizotërimin e gjuhës. Nëse prindërit vendosin të kalojnë në një të folur vetëm njëgjuhëshe, kjo respektohet por kurrë nuk inkurajohet. Gjuha e shtëpisë gjithmonë inkurajohet dhe prindërit mbështeten gjatë gjithë procesit të terapisë./Pernenat/

    Lajmi Paraprak

    Mos po i mungoni fëmijës vetë ju, ndërkohë që përpiqeni të mos i mungojë asgjë?

    Lajmi i rradhës

    Albin Kurti intervistë për gazetën franceze “Le Monde”

    Lajme tjera

    Stresi nxit nepsin

    Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë