Këshilla për nënat: Gjashtë pyetje që duhet t’ia bëni vajzës suaj

    Nënat dhe bijat gjithmonë kanë marrëdhënie të veçanta

    Nëse nuk dini nga të filloni, po ju sjellim një listë të pyetjeve të rëndësishme për t’ua bërë vajzave tuaja.

    1. Për çfarë po ëndërroni?

    Një fëmijë që ka ëndrra të mëdha është i destinuar për gjëra të mëdha. Ndoshta ajo ëndërron të bëhet një balerinë e famshme, të jetë si aktorja e saj e preferuar ose dëshiron të udhëtojë nëpër botë dhe të shpëtojë kafshë të rrezikuara.

    Për çfarëdo që të jetë fjala, rrini aty dhe dëgjojeni atë.

    2. Çfarë ju trishton?

    Nëse e keni kapur ndonjëherë vështrimin e trishtuar të fëmijës tuaj dhe nuk e dini arsyen. Kur merrni kohë për të folur me vajzën tuaj, pyesni se çfarë e trishton.

    Mbase nuk ndihet mjaftueshëm e përshtatur në shkollën e re; mbase asaj i mungon babai i cili shpesh është në udhëtim zyrtar; mbase vëllai i madh e ngacmon, apo mbase thjesht ka nevojë për pak më shumë dashuri dhe kujdes.

    3. Çfarë të bën të lumtur?

    Gjithashtu, nëse dëshironi të mësoni se çfarë vërtet vajzën tuaj e bën të lumtur, shtrojani këtë pyetje.

    Mbase jeni në lajthitje, dhe mendoni që ato janë fustanet dhe këpucët e reja, derisa ajo thjesht më së shumti dëshiron që me ju të kalojë kohën duke u kënaqur në rreze dielli me akullore në dorë.

    4. Për çfarë mendon kohëve të fundit?

    Për të mësuar se në cilin drejtim rrjedhin mendimet e vajzës suaj, patjetër duhet t’ia bëni këtë pyetje.

    Nëse është e dashuruar, ndoshta do t’jua zbulojë që fjala është një djalosh simpatik për të cilin vazhdimisht mendon. Ndoshta e brengos detyra me shkrim në shkollë për të cilën mendon që nuk është mjaft e përgatitur.

    5. Nga çfarë keni frikë?

    Duke supozuar se ajo është monstra e futur në shtrat dhe gjëra të ngjashme, ju duhet të dini nëse ka diçka nga e cila vajza juaj vërtet ka frikë.

    Mund të jetë gjithçka që e bën të duket e tërhequr, nga një vajzë në shkollë që e ngacmon, apo që nuk do t’ju zhgënjejë me notat e këqija në shkollë.

    6. Për çfarë doni të flasim?

    Kjo është pyetja më e rëndësishme nga të gjitha, sepse i jepni fëmijës lirinë për të zgjedhur temën për të cilën dëshiron të flasë.

    Ajo mund të jetë e interesuar për seksin, si bëhen bebet, çfarë është aborti e kështu me radhë, dhe nëse nuk mund t’ju pyesë, ka shumë të ngjarë të kërkojë përgjigjet në vendin e gabuar.

    Lajmi Paraprak

    Holanda jep dritë jeshile për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

    Lajmi i rradhës

    Afatet që japin politikanët për nisjen e bisedimeve me BE-në, njohësit e çështjeve ndërkombëtare i vlerësojnë joserioze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë