Vathët janë një aksesor që nënat i preferojnë edhe për vajzat e vogla.
Por cili është në të vërtetë momenti i duhur për të hapur vrima në veshët e vajzave?
Nuk mund të themi se ekzistojnë pasoja të rënda në lidhje me shpimin e veshëve tek vajzat, por duke qënë se lëkura është shumë e hollë dhe e brishtë, rreziku për t’u infektuar është tepër i lartë. Sapo është hapur vrima me anën e pistoletës së posaçme, në vendin e shpimit do të shfaqet një irritim që duhet të mjekohet dhe mbahet nën kujdes vazhdimisht. Edhe pse mendoni se fëmija nuk ka kuptuar asgjë, gaboheni. Për të kjo është një traumë e vogël. Përse duhet ta bëni vajzën të mendojë që në moshë kaq të vogël se pamja e jashtme është e rëndësishme?
Kur duhet tu vendosim vathë bebeve?
Ajo çfarë ju këshillojmë ne…
Rreth moshës 6-7 vjeçare mund të vendosni vathët e parë tek veshët e vajzës suaj. Në këtë moshë edhe ajo ndoshta do t’i dëshironte t’i kishte ashtu si vajzat e tjera. Në këtë moshë edhe rreziku për infeksion është më i ulët./Pernenat/