Parazitët e barkut janë një prej shqetësimeve më të përhapura tek fëmijët. Por çfarë e shkakton infektimin?
Okskuriet: Burimi i vetëm i infektimit dhe rritjes është organizmi i njeriut. Në momentin që femra është mbartëse e vezëve, ato dalin jashtë trupit të njeriut nëpërmjet feçeve, dhe një pjesë e vezëve mbeten në anus. Në momentin që personi, në këtë rast fëmija prek anusin, vezët futen në thonj dhe për pasojë në gojë në momentin që fëmija prek gojën. Gjithashtu vezët përhapen edhe nëpërmjet çarçafëve, ushqimit, dyshemesë, objekteve të tjera etj, duke përmendur këtu edhe ajrin. Në rast se shfaqet një formë e tillë parazitare duhet të marrë mjekim e gjithë familja.
Askaridet: Infektimi nga ky parazit rrumbullak ndodh kryesisht për shkak të një higjene jo të mirë të ushqimeve dhe ujit, kjo pasi vezët ngjiten tek perimet apo në terren, vende në të cilat ata janë në gjendje të mbijetojnë për rreth 5 vjet. Vezët futen në organizmin e fëmijës nëpërmjet perimeve të palara, për t’u kthyer më pas në larva dhe pas 3 muajsh riprodhojnë vezë.
Askaridet e marra nëpërmjet kafshëve: Vendet ku shkojnë shpesh macet apo qentë (për shembull parku i lojërave) janë vendet më të rrezikshme për përhapjen e infeksionit. Në momentin që futen në organizmin e fëmijës nëpërmjet futjes së duarve në gojë, ato shkojnë drejt organeve (mëlcia, mushkëritë, sytë, lëkura) nëpërmjet qarkullimit të gjakut.
Teniet: Burim infektimi në këtë rast është mishi i vicit që nuk është ruajtur në temperaturën e duhur.