Rekord në ‘Euro 2020’ | Mesatare e lartë golash për ndeshje

    Evropiani akoma nuk ka mbaruar, por rekordet nuk kanë të ndalur.

    Janë edhe tre ndeshje të cilat do të na shoqërojnë në këto net.

    Gola të bukur dhe me plot emocion përjetuam në “EURO 2020”, por ndryshe nga vitet e tjera, ky kompeticion solli shumë gola.

    I zhvilluar në 11 qytete, ndryshe nga herët e tjera, në këtë Europian janë shënuar 135 gola në 48 ndeshje, duke vendosur një rekord historik.

    Mesatare prej 2.82 golash për ndeshje, e thënë ndryshe një gol për çdo 32 minuta lojë.

    Me tre ndeshje ende pa luajtur, këto statistika mund të përmirësohen.

    Ndryshe nga turneu i fundit, në atë të Francës u shënuan 108 gola në 51 ndeshje, me një mesatare prej 2.12 golash për ndeshje.

    Deri tani në Europianin 2020 janë shënuar 27 gola më shumë se në Europianin e Francës.

    Në turneun e këtij viti, një tjetër fakt është se në fazën e 1/8-ave dhe në çerekfinale asnjë ndeshje nuk është mbyllur pa gola.

    Më shumë gola ka shënuar Spanja (12), ndjekur nga Italia dhe Danimarka me 11 gola.

    Cristiano Ronaldo vijon të jetë golashënuesi më i mirë me 5 gola, edhe pse Portugalia është eliminuar.

    Ndryshe nga çdo Europian, këtë vit janë shënuar edhe 10 autogola.

    Lajmi Paraprak

    Parazitët e barkut | Burimet e infektimit

    Lajmi i rradhës

    Qytetet e jashtëzakonshme të Europës (FOTO)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë