Si mund ta kuptojmë nëse bebja ka një sëmundje serioze

    Ekspertët shëndetësorë thonë se prindërit e ri duhet t’u besojnë instinkteve kur është fjala për mënyrën se si kujdesen për bebet.

    Prindërit i njohin më mirë se kushdo tjetër fëmijët e tyre, prandaj ndryshimi më i vogël te bebet mund të vërehet nga prindërit.

    Disa shenja të sëmundjeve serioze janë temperatura e lartë e shoqëruar me duar dhe këmbë të ftohta, frymëmarrje të shpejt, qarje konstante dhe vjellje me ngjyrë të gjelbër.

    Mbi të gjitha, ekspertët rekomandojnë që prindërit të veprojnë sa më shpejt kur e kanë ndjenjën se diçka është duke shkuar gabim me beben e tyre.

    Më poshtë i keni disa nga shenjat të cilat tregojnë se bebja juaj mund të jetë sëmurë, dhe ekspertët rekomandojnë që posa të vëreni njërën nga këto shenja te bebja, urgjent ta dërgoni te doktori:

    – Bebja është më e vogël se tetë javë dhe refuzon të ushqehet

    – Qarje e ndryshme nga ajo e zakonshmja

    – Lëkurë të zbehtë

    – Merr frymë shumë shpejt, etj.

    Lajmi Paraprak

    Shprehitë që i keni, por që janë duke jua dëmtuar veshkat

    Lajmi i rradhës

    Konsumimi i ujit hidraton lëkurën – Çfarë thonë dermatologët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë