Vetëvlerësimi në fëmijëri, këshilla për ta zhvilluar

    Drilona Abazaj, psikologe

    Vetëvlerësimi pozitiv është shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi do të sigurojë mirëqenien e tij dhe do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm.

    Vetëvlerësimi është baza e inteligjencës emocionale që do ta ndihmojë atë të njohë, pranojë dhe menaxhojë emocionet e tij.

    Është baza e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të tij shoqërore, sepse vetëvlerësimi do t’i lejojë atij të mos e lërë veten të rrëmbehet nga të tjerët, të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe të mos manipulohet.

    Vetëvlerësimi pozitiv do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimet e tij, pasi nuk do të dorëzohet lehtë përballë zhgënjimeve apo dështimeve, të cilat do të jetë në gjendje t’i tolerojë, pa u ndjerë në faj dhe të ketë besim në aftësitë e veta.

    Për këto arsye, ne të rriturit duhet të promovojmë zhvillimin e vetëvlerësimit të shëndetshëm tek fëmijët.

    ?? ?ë ?????????ë ???????????? ?? ?ë???ë?:

    ? Bëjeni të ndihet i rëndësishëm, i respektuar duke nxjerrë në pah gjithmonë pozitivitetin e tij.

    ?Merrni në konsideratë idetë, opinionet e tij dhe ndihmojeni t’i shprehë ato.

    ?Kushtojini vëmendje mënyrës sesi fëmija juaj e percepton imazhin që keni për të.

    ?Matini fjalët që përdorni dhe shmangni komentet negative.

    ?Nëse duhet të bëni një kritikë, bëjeni në mënyrë konstruktive.

    ?Jepni gjithmonë komplimente të besueshme dhe shpërblyese.

    ?Shmangni etiketimet dhe krahasimet.

    ? Vini në pah cilësitë që ata kanë, dhe përgëzojini për arritjet dhe talentet e tyre.

    ? Jini empatik dhe dëgjues të mirë ndaj tyre. /Humanum/

    Lajmi Paraprak

    Dita e çlirimit të Europës: Lufta në Ukrainë hedh hije mbi Rusinë

    Lajmi i rradhës

    Sa pritet të dënohet KF Shkëndija! (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë