Fuqia e perimeve të gjelbra

    Mësoni se si me anë të ushqimit dhe me fitoterapi të përtëritni dhe të pastroni gjenet personale si dhe të dini rëndësinë e klorofilit në organizëm.

    Dëmtimet e qelizave tek të cilat kanë ndikuar substancat kancerogjene, suksesshëm i eliminon klorofili. Hulumtimet tregojnë se doza ditore e klorofilit është 300 mg, që do të thotë një shujtë spinaqi. Përveç në kancer, klorofili ndikon pozitivisht edhe tek sëmundjet e tjera, siç janë anemia, alergjia, shterpësia, kolitisi ulcerogjen, çrregullimet në metabolizmin e sheqerit. Të gjitha sëmundjet e gjakut, siç është anemia, mund të shërohen në mënyrë cilësore pikërisht me perime të gjelbra ose me suplementet e klorofilit, tregojnë hulumtimet më të reja. Në fakt, klorofili e përmirëson ndërrimin e energjisë dhe të materieve, kështu e përshpejton rritjen e baktereve si dhe përforcon strukturën energjike të qelizave.

    Perimet, janë më të mira të freskëta apo të ziera?

    Më së miri është të përdoren të freskëta ose të ziera shumë pak, sepse pas 20 minutash zierjeje ato humbin dy të tretat e klorofilit të përgjithshëm. Të gjitha perimet e gjelbra përmbajnë së paku një tip të klorofilit. Sipas ngjyrës së tij të gjelbër, shumë lehtë është të përfundohet cili ushqim ka sasi më të mëdha të klorofilit. Më i kërkuari ndër perime është – spinaqi, i cili me përmbajtjen më të madhe të klorofilit ua kalon perimeve të tjera. Porse, burim i klorofilit janë edhe shpargujt, speci i gjelbër,lulelakra, lakra, bishtajat, bizelet, preshi, ullinjtë e gjelbër, sallata jeshile, pazia dhe perimet e tjera. Në sasi të mëdha gjendet edhe në algat e detit dhe te çaji i gjelbër.

    Ç`është klorofili?

    Klorofili është pigment i cili perimeve ua jep ngjyrën e gjelbër, ndërsa merr pjesë në procesin e fotosintezës, pa të cilën nuk do të kishte jetë në Tokë. Mirëpo, klorofili është i rëndësishëm edhe për pastrimin e organizmit. Nëse në trup ka klorofil, atëherë arrihet krijimi i të ashtuquajturit `hem`, nga i cili prodhohet hemoglobina e cila bart oksigjenin në të gjitha qelizat e trupit. Për këtë arsye, klorofili quhet edhe gjak i gjelbër.

    Lajmi Paraprak

    Banorët e lagjes së poshtme të Vrapçishtit përballen me problemin e derdhjes së ujërave të zeza në rrugë

    Lajmi i rradhës

    Paqartësitë për udhëtimet nga Europa në RMV, e bën të pasigurtë ardhjen e mërgimtarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë