Gabimet që po bëni me lëkurën tuaj këtë dimër

    Nuk ka gjë më të keq sesa një lëkurë e thatë apo e plasaritur. Por ka disa zakone të përditshme që mund të shmangen, nëse doni një lëkurë të freskët dhe të shëndetshme.

    Lexoni këshillat në galeri dhe pastaj hidhini një sy rutinës suaj të dimrit, për të bërë rregullimet e nevojshme në kujdesin ndaj lëkurës.

    1- Nuk pini mjaftueshëm ujë

    Sigurisht që tingëllon pak kontradiktore pirja e sasive të mëdha të ujit në dimër, pasi në muajt e ftohtë, në përgjithësi të gjithë kanë tendencën të pijnë më pak ujë- duke u përballuar me dehitratimin e padëshiruar dhe jonormal. Megjithatë nuk duhet të harroni që edhe 1 gotë e vetme përpara gjumit (plus ato gjatë gjatë ditës), e ndihmon trupin tuaj të shpëtojë nga toksinat dhe dehidratimi.

    2- Flini pa e hequr grimin nga fytyra

    Ky nuk është një mit: Në fakt është më e keqja që mund të bëni. Veçanërisht në dimër, larja e fytyrës përpara gjumit është e domosdoshme për të shmangur skuqjet apo irritimet e dimit. Mbrojtja juaj më e mirë është të hiqni grimin me një krem të ftohtë apo me një ujë larës fytyre- duke qenë se pastruesit me bazë sapuni mund të jenë të ashpër dhe irritues për një fytyrë tashmë të thatë.

    3- Nuk keni zbuluar ende vajin e fytyrës

    Ju mund të keni dëgjuar që vendosja e tepërt e një hidratuesi me bazë kremi mund të jetë e rrezikshme. Kjo është arsyeja se përse vaji i fytyrës është një ide shumë e mirë. Të gjitha ato që nuk e kanë përdorur ende, duhet të dinë se vaji depërton thellë në poret e lëkurën duke përçuar një hidratim surprizues. Duhet të dini gjithashtu se ky produkt mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e ydyrshme dhe kjo është arsyeja se përse këshillohet aplikimi i tij vetëm natën.

    4- Harroni të lani këllëfët e jastëkut rregullisht

    Këllëfët e jastikut ku flini mund të jenë gjithashtu shkaktar të problemeve në lëkurë, që gjatë dimrit janë më të prirura të ndodhin. Idealja do të ishte, të lanit këllëfët e jastikut një herë në javë, por nëqoftëse nuk mundeni, mund të merrni në konsideratë një këllëf të projektuar për të mbrojtur lëkurën tuaj.

    5- Harroni eksfoliatin

    Bëjeni atë një prioritet për të eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe aplikojeni 2 herë në javë përpara gjumit. Shtresa e thatë e lëkurës mund të fillojë të ndërtohet, nëse nuk e bëni këtë- diçka që e bënë të pamundur depërtimin e hidratuesit në sipërfaqen e lëkurës dhe rrjedhimisht të bëjë punën e tij. Thjesht sigurohuni që eksfoliati që përdorni të jetë i butë, jo i ashpër, sepse ky i fundit mund të çojë në plasaritje të padëshiruara.

    Lajmi Paraprak

    Koha kur duhet të hani pemë dhe ëmbëlsira dhe kur makarona!

    Lajmi i rradhës

    Kërkohen kursime në të gjitha ministritë e Gjermanisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë