Dilema e shtatzënave, për përdorimin e termoforit me ujë të ngrohtë

    Ju pëlqen termofori me ujë të ngrohtë dhe ju zbut ngërçet? Shikoni a është i sigurt edhe për beben

    Po, plotësisht është në rregull të mbani termofor të ngrohtë në stomak. Do t’ju ndihmojë të zbutni dhembjet dhe ngërçet.

    Është me rëndësi t’i kushtoni kujdes sigurisë me rastin e përdorimit. Gjithashtu, ndiqni këto gjëra:

    – Sigurohuni të mos ketë termofori ndonjë vrimë apo të mos jetë i shqyer
    – Mos harroni që ta mbyllni mirë para përdorimit
    – Mos përdorni ujë të valuar, por ujë të ngrohtë
    – Mos e mbushni shumë termoforin, le të jetë i mbushur vetëm tri të katërtat e vëllimit të tij
    – Mos u shtrini dhe mos u ulni në të.

    Bebja juaj është e sigurt në mitrën tuaj. Muskujt e mitrës janë shumë të fortë dhe janë të krijuar të mbrojnë beben.

    Dhembjet e vogla, ngërçet dhe sensacionet e ngjashme janë dukuri normale në stomak, mirëpo shpesh nuk na janë të këndshme.

    Ngrohtësia ju ndihmon që t’i relaksoni muskujt dhe të zbutni dhembjen.

    Dihet që sauna dhe banja e ngrohtë nuk janë të mira, sepse lidhen me shfaqjen e spina bifides, mirëpo uji i ngrohtë në termofor është aq i vogël sa që nuk mund të ndikojë te pjesa tjetër e trupit tuaj.

    Prandaj, kushtojini vëmendje këtyre disa këshillave që kemi veçuar dhe mos ngurroni të përdorni nxehtësinë në stomakun tuaj. 

    Lajmi Paraprak

    Gurabija nga çokollata, rrushi dhe lajthia

    Lajmi i rradhës

    Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë