Ulja e vetëbesimit, simptoma më e keqe e menopauzës

    Menopauza është fenomen me të cilin çdo grua do të përballet – dhe asnjëherë nuk është përvojë e kënaqshme.

    Një anketim i fundit ka treguar se 75 për qind e grave ndihen të papërgatitura për fazën e menopauzës dhe se ajo fazë ka ndikim në nivelet e tyre të vetëbesimit.

    Rreth 54 për qind e grave thonë se vetëbesimi i ulët ndikon edhe në disponimin e tyre gjatë ditës.

    Dr. Sarah Brewer thotë se shtimi i peshës, ndryshimet në lëkurë dhe flokë, si dhe skuqjet janë disa nga simptomat të cilat u shfaqen shumicës së grave – e tërë këto i ulin nivelet e vetëbesimit të grave dhe i bëjnë të ndihen si aspak joshëse.

    Menopauza më nuk është temë tabu, dhe në treg gjenden shumë produkte të cilat iu ndihmojnë grave të përballohen me efektet që i sjell ndryshimi i niveleve të estrogjenit.

    Studimet tregojnë se ndër efektet më të këqija që menopauza shkakton te gratë është vetëbesimi.

    Vetëbesimi i ulët bën që ato të kenë disponim të ulët, të mos dëshirojnë të dalin nga shtëpia dhe nuk iu duket vetja aspak atraktive.

    Lajmi Paraprak

    Klima e integrimit të migrantëve në Gjermani gjithnjë e më e mirë

    Lajmi i rradhës

    MR BEAN – HISTORIA E NJERIUT QË NUK HOQI DORË KURRË NGA ËNDRRA E TIJ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë