I përdorim çdo ditë dhe nuk jemi të vetëdijshëm se janë plot me baktere

    Sado që t’i pastroni, ato thjesht nuk do të dezinfektohen kurrë sa duhet. Pavarësisht se sa kujdeseni për higjienën tuaj personale apo hapësirën ku jetoni, nuk mund t’i pastroni plotësisht disa gjëra nga bakteret.

    Objektet që janë të infektuara mund të bëhen shkak për puçrra në fytyrë, erëra të pakëndshme, por edhe probleme më të rënda shëndetësore.

    Ekrani i telefonit celular

    Miku juaj i vogël i zgjuar ka dhjetë herë më shumë baktere sesa një vaskë mesatare në banjë, ndaj ju sugjerojmë të filloni të përdorni një xhel antibakterial dhe ta pastroni të paktën një herë në ditë. Bakteret mbeten veçanërisht në të çarat e një ekrani të thyer të celularit.

    Kufjet

    Përdorimi i kufjeve të pista mund të shkaktojë infeksion të veshit. Përdorni një furçë dhëmbësh të vjetër për ta hequr papastërtitë nga kufjet, më pas fshijini ato me një peshqir të lagur në sapun dhe ujë të ngrohtë.

    Tastierë dhe mausi

    Ndaloni së lexuari dhe shikoni tastierën. A shihni thërrime, pluhur? Tastiera dhe mausi juaj kanë deri në pesë herë më shumë baktere se lavamani i banjës. Provoni t’i pastroni me peceta antibakteriale. Tavolina në të cilën qëndrojnë tastiera dhe mausi duhet të fshihen shpesh.

    Paratë

    Paratë dhe faturat e dyqaneve janë burimet më të mëdha të papastërtive, baktereve dhe kontaminimit. Prandaj, përpiquni ta përdorni kartën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos keni nevojë të merreni shumë me para të thata.

    Qesja për blerje

    Jeni duke bërë një gjë të shkëlqyer për mjedisin duke mbajtur qese pambuku për të mos pasur nevojë të përdorni plastikë, por kur ka qenë hera e fundit që i keni larë? Qeset që nuk i lani janë plot me papastërti dhe duhen larë rregullisht.

    Furça e dhëmbëve

    Një furçë dhëmbësh mbledh një grusht bakteresh dhe bakteret në banjën tuaj qëndrojnë në ajër për orë të tëra. Lajeni një herë në javë dhe dezinfektojeni shpejt dhe lëreni të qëndrojë në gargarë për rreth 30 sekonda. Furça duhet të ndërrohet çdo tre muaj.

    Dysheku për joga

    Ju i vendosni duart, këmbët, në tapetin e jogës. Mund të gjesh pluhur, djersë, papastërti mbi të, sigurisht që nuk tingëllon si diçka që do të donit t’ia afronit fytyrën ose gojën. Shtoni dy pika vaj të pemës së çajit, një përbërës natyral antibakterial dhe antifungal, në ujë në një shishe spërkatëse dhe spërkateni pas çdo përdorimi. Gjithashtu, shumica e tyre mund ta përballojnë larjen në lavatriçe. Fshijini pas çdo seance stërvitore dhe lajini në rrobalarëse të paktën një herë në javë.

    Timoni dhe marrshi në automjet

    Përpiqemi të bëjmë që automjeti jonë të shkëlqejë nga jashtë, por shpesh harrojmë të brendshmen. Merrni dezinfektuesin dhe filloni pastrimin! Vazhdimisht e prekni timonin dhe marshin e shpejtësisë që janë gjithmonë shumë të papastër, edhe nëse nuk shihen me sy të lirë.

    Lajmi Paraprak

    OKB kërkon siguri të itinerareve të refugjatëve

    Lajmi i rradhës

    Liderët e partive shqiptare në RMV reagojnë për kidnapinimin e policëve të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë