Tregtia e paligjshme ndikon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve.
Kjo tregti rrezikon konsumatorët duke i ekspozuar ndaj produkteve të pakontrolluara. Ajo dëmton bizneset legjitime dhe privon qeveritë nga të ardhurat tatimore, të cilat janë shumë të nevojshme. Njëkohësisht, nxit organizatat kriminale që të zgjerojnë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.
Vitet e fundit, eliminimi i tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit është bërë edhe më urgjent, pasi pengon përparimin drejt përmirësimit të shëndetit publik dhe minon të ardhmen pa tym – një të ardhme ku cigaret nuk ekzistojnë më, sepse janë zëvendësuar me alternativa më pak të dëmshme për të rriturit që, përndryshe, do të kishin vazhduar të konsumonin duhan.
Cigaret janë forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës dhe është në interes të shoqërisë të ndihmojë duhanpirësit të largohen prej tyre. Fatkeqësisht, cigaret që tregtohen në mënyrë të jashtëligjshme dëmtojnë përpjekjet për të ulur shkallën e duhanpirjes. Fenomeni i tregtisë së jashtëligjshme është i ndjeshëm edhe në Shqipëri, me disa qindra raste të regjistruara për shitjen e produkteve kontrabandë, të cilave nuk u dihet origjina dhe nuk përmbajnë elementët minimalë të sigurisë.
Me prezantimin e alternativave pa tym, shitësit në tregun e zi kanë filluar të kthejnë vëmendjen edhe te këto produkte. Ndaj, nëse duam të arrijmë një të ardhme pa tym, është jetike që qeveritë të trajtojnë tregtinë e paligjshme të të gjitha produkteve që përmbajnë nikotinë. Padyshim, kjo nuk është një detyrë e lehtë.
Tregtia e paligjshme është një fenomen kompleks dhe i gjerë, i cili mund të zgjidhet vetëm me një qasje të koordinuar dhe realiste që adreson problemet e gjithë industrisë, konsumatorëve dhe palëve të përfshira. Por, mbi të gjitha i vlen sigurisë publike, shëndetit publik dhe ‘luftës’ kundër duhanpirjes.