Si ta shkëpusësh veten nga rrjetet sociale

    Ka ardhur koha të njihesh me botën e vërtet, kështu që fillojmë!

    1. Hiq gjithë njoftimet që vijnë nga rrjetet e tua sociale

    Nëse do të bësh paqe me veten, opsioni “Do Not Disturb” është shoku yt i ngushtë. Kur ti nuk merr njoftime që të shkëpusin nga realiteti i momentit, vijon i qetë rutinën tënde. E ke më të thjeshtë të përmbushësh detyrat pa u shpërqëndruar dhe fokusohesh tek gjërat 100%. Madje, edhe rikthimi në botën virtuale është më emocionues. 

    2. Programo një orar të caktuar qëndrimi

    Limitoja vetes kohën që do të qëndrosh në rrjete sociale. Mund të jetë një orë në ditë, ose 7 orë në javë që ti mund t’i shpenzosh si të duash. Pasi ta kesh kaluar limitin, rezisto dhe merru me gjëra të tjera. Mos ja lejo vetes kohën ekstra. 

    3. Merru me një hobi të ri

    Kujtohu çfarë bëje para se të kishe një Instagram ose Facebook. Takoje njerëz, lexoje, bëje xhiro të gjata ose mësoje biçikletën që s’i dhe kurrë. Fillo dhe bëji sërish. Harroje telefonin diku dhe dil, mbushe ditën me gjëra reale dhe të prekshme. Mëso t’i biesh kitarës ose pianos, do të të vlejë më shumë se një foto perfekte.

    4. Kalo kohë me miqtë dhe familjen, por offline

    Jemi të sigurtë që nuk keni patur kohë të merreni me çështjet familjare sepse keni qenë shumë të zënë me Instagramin tuaj. Në vend që të vazhdoni duke bërë këtë, mbyllni internetin, telefononi mamin/babin/shoqen e ngushtë dhe takojini përballë. 

    5. Konsideroji rrjetet sociale si një trajtim të veçantë

    Që do të thotë se mund t’i përdorësh vetëm në kohë shumë të lirë ose vetëm atëherë kur e meriton. Do të përfitoni shumë prej kësaj metode derisa t’ju kthehet në zakon.

    6. Fshini gjithë aplikacionet sociale që s’i përdorni

    Duke i fshirë keni më pak gjasa të bini pre e tundimit, njoftimeve dhe shpenzimit të kotë të kohës në gjëra pa vlerë. Nëse ju duhet me çdo kusht ta kontrolloni, i keni në lap top. 

    7. Bëhu social prej vërteti dhe “i urtë” në rrjetet sociale

    Bëj që të ndodhin gjëra prej vërteti në jetë! Jeto me realitetin dhe shijoji gjërat përreth teje në maksimum! /Burimi: Bustle/

    Lajmi Paraprak

    KOMUNA E TETOVËS SËRISH NUK NDAN MJETE TË MJAFTUESHME PËR QENTË ENDACAKË

    Lajmi i rradhës

    Shenjat që tregojnë se vuani nga insomnia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë