Fustani i nusërisë së princeshës Diana, do të shfaqet për herë të parë në Pallatin Kensington

    Nga 3 qershori deri më 2 janar, fustani i famshëm do të shfaqet në “Royal Style in the Making”, një ekspozitë e Pallatit Kensington e cila “eksploron artin e mirë të dizajnimit për mbretërinë”,  shkruhet në faqen e internetit të pallati.

    Dizajnuar nga Elizabeth dhe David Emanuel, fustani i zbukuruar me mëngë të fryra mburret me vellon më të gjatë në historinë mbretërore, plot 25 metra.

    Kjo ekspozitë do të shënojë shfaqjen e parë publike të fustanit në Pallatin Kensington që nga viti 1995. Djemtë e Dianas, Princi Harry dhe Princi William, thuhet se ranë dakord që të dy t’ia jepnin veshjen pallatit për ekspozitë.

    Veshja e dasmës së Princeshës Diana ka kopje të shumta të frymëzuara për dekada, duke përfshirë një version të  veshur nga Emma Corrin në sezonin e katërt të serialit “The Crown” në Netflix.

    Ndërsa Kristen Stewart aktualisht po mishëron sensin e stilit të Dianës për filmin e shumë pritur “Spencer”, projekti i ardhshëm nuk duket se do të përfshijë fustanin e paharrueshëm.

    Duke u përqendruar në marrëdhëniet midis stilistëve dhe monarkisë, shfaqja e pallatit do të përfshijë gjithashtu skica, copa pëlhure dhe imazhe të papara kurrë nga Koleksioni Mbretëror i Veshjeve Ceremoniale.

    Ndërsa ekspozita përmban modele të veshura nga tre breza të grave mbretërore, të gjitha pjesët dikur ndihmuan në formësimin e imazhit publik të monarkisë britanike dhe çuan industrinë e modës britanike në skenën globale.

    Lajmi Paraprak

    Freud: Për t’u edukuar nuk mjafton vetëm arsimimi

    Lajmi i rradhës

    Feja dhe filozofia veprojnë në një fushë të përbashkët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë