Si të ruani rrobat prej kadifeje apo prej leshi të Kashmirit?

    Nëse u përmbaheni këtyre këshillave, do t’i keni për një kohë të gjatë

    Pulovrat e ngrohtë, trikot e buta, xhaketat me pupla, palltot dhe kadifeja luksoze janë pjesë të pazëvendësueshme të gardërobës dimërore, pra për të qëndruar sa më gjatë duhet pasur kujdes në mirëmbajtjen e tyre.

    Triko leshi

    Është mirë t’i lani me dorë në ujë të vakët dhe me një detergjent të butë. Thjesht lajini ato për tre deri në pesë minuta, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe vendosini në një sipërfaqe të sheshtë për t’u tharë. Uji i nxehtë dhe agjentët agresivë duhet të shmangen sepse shkatërrojnë fibrat.

    Me kalimin e kohës ato mund të lahen në rrobalarëse, por në temperatura të ulëta dhe me një program me ujë të ftohtë. Sigurohuni t’i vendosni paraprakisht në një qese mbrojtëse në mënyrë që të mos shkatërrohen gjatë larjes.

    Gjithashtu, duhet të kalojnë të paktën 24 orë nga larja dhe veshja e radhës që triko të arrijë elasticitetin e saj.

    Kashmiri

    Veshjet prej leshit të Kashmirit lahen më së miri me dorë, sepse mund të shtrihen dhe të humbasin formën e tyre në rrobalarëse.

    Lajini në ujë të ftohtë me shampo për bebe ose me mjete të posaçme për lesh Kashmiri, sepse janë të buta dhe nuk shkatërrojnë fijet e ndjeshme.

    Makinat për larje dhe ato tharje rrobash duhet të shmangen pasi shkaktojnë tkurrje, kështu që vestat prej leshi të Kashmirit thahen më së miri në ajër.

    Vestat nuk duhet të shtrydhen duke i përdredhur por me shtypje të lehtë për të mos humbur formën. Nuk rekomandohet vendosja e tyre në një tel tharjeje sepse mund të zgjaten…

    Kadifeja

    Kur lani kadife, deklaratat duhet të lexohen gjithmonë në fillim, pasi disa rroba mund të lahen në rrobalarëse dhe të tjera mund të pastrohen në një pastrim kimik.

    Nëse derdhni lëng mbi një fustan, thjesht shkundeni atë dhe mos e shtypni sepse thjesht do të thithë lëngun.

    Kadifeja nuk duhet hekurosur sepse shkatërron fibrat dhe lë gjurmë, ndaj është mirë që fustanin apo bluzën ta lini në një banjë të mbushur me avull. Në dollap ruhet në një pëlhurë që merr frymë si leshi i Kashmirit.

    Lajmi Paraprak

    Sa borxh i ka çdo qytetar Maqedonisë së Veriut?!

    Lajmi i rradhës

    Fauci nuk ka thënë se maskat shkaktojnë pneumoni bakteriale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë