Një mollë në ditë kundër peshës së tepërt

    Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës.

    Sipas tyre, mollët përmbajnë shumë fibër që nxit ndjesinë e ngopjes.

    Sipas të dhënave në veçanti, pektina e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë.

    Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më të pakëta do të jenë gjasat që ta teprojë me të ngrënin.

    Për më tepër, mollët përmbajnë pak kalori.

    Një kokërr mesatare përmban 100 kalori.

    Ky është një lajm i mirë për ata që duan të bien në peshë.

    Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se ngrënia e një-dy mollëve ose dardhave në ditë, ndihmon shumë në humbjen e peshës së tepërt.

    Ky frut ul nivelin e glukozës në gjak dhe e ndihmon organizmin të heqë më shpejt peshën e padëshiruar.

    Mollë me vete cdo ditë

    Mollët janë fruta të cilat mund t’i marrësh me vete në punë shumë lehtë dhe për më tepër nuk kanë nevojë të ruhen në frigorifer.

    Duke ngrënë mollë në vend të ushqimeve të shpejta siç janë patatinat, nuk do të shtoni në peshë, por do ta humbisni atë.

    Mënyrat më të thjeshta për të ngrënë sa më shumë mollë

    Me Tërshërë

    AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni mollë me tërshërë dhe qumësht në mëngjes dhe do të ndiheni të ngopur deri në vaktin e rradhës

    Sallata me Mollë

    Prijeni mollën në feta dhe shoqërojeni me sallatën tuaj të preferuar.

    Molla kombinohet mirë me sallatën me bazë peshk ton ose mish pule.

    Mish pule me mollë

    Molla kombinohet çuditërisht mirë me mishin e pulës.

    Ju mund të bëni një panine me mish të pjekur pule dhe mollë ose ta konsumoni atë në një vakt të vetëm me garnitura të ndryshme.

    Mollë të pjekura

    Mollët e pjekura janë shumë të shijshme dhe përgatiten shumë lehtë.

    Spërkatini me pak kanellë dhe futini në furrë për 45 minuta.

    Mollë me feta

    Prijini fetat sipas trashësisë së preferuar dhe lyejini me gjalpë kikiriku, arrë kokosi, kanellë, pluhur bajame ose kos, por jo të gjitha njëherësh në një pjatë. Zgjidhni vetëm njërën nga kombinimet. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që përkeqësojnë simptomat e reumatizmës

    Lajmi i rradhës

    Kush i pengon serbët në Kosovë të aplikojnë për ndihmë nga Qeveria?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë