Përkufizimi i jetës sipas Mahatma Gandhit

    Mohāndās Karamchand Gāndhi, gjithashtu me pseudonimin Mahatma, ishte një politikan, filozof dhe avokat indian. Me një nga aforizmat e tij të famshme, na fton të reflektojmë mbi mënyrën tonë të përballjes me vështirësitë.

    “Jeta nuk është të presësh të kalojë stuhia, por të mësosh të kërcesh në shi”!

    Ka raste kur jeta na vë në provë dhe stuhia duket se nuk ndalet kurrë. Ashtu siç nuk mund të kontrollojmë një stuhi, po ashtu nuk mund të kontrollojmë sëmundjen, vdekjen. Ose një virus potencialisht vdekjeprurës që në harkun kohor të dy viteve pothuajse na ka marrë jetën, lirinë, të dashurit tanë. Çfarë mund të bëjmë atëherë? Këshilla që na jep Gandi është një nxitje që të mos mbytemi, të jetojmë intensivisht, pavarësisht stuhisë. Dhe jo vetëm. Stuhia madje mund të jetë një mundësi për të mësuar të kërcejmë …

    Dashuria mund urrejtjen, mësimi i Gandit mbi tolerancën

    Gandi është shembulli për të cilin ne të gjithë duhet të aspirojmë: me mësimet e tij ai na tregon se si jodhuna dhe dashuria mund të mposhtin vërtet urrejtjen.

    Gandhi, babai i jo-dhunës

    Në fund të shekullit 19-të, Britania konsolidoi perandorinë e saj koloniale në Indi, më e madhja dhe më e rëndësishmja nga kolonitë evropiane në Azi. Në të njëjtat vite, mendimi revolucionar i Gandit, Mahatma, siç u mbiquajt nga ndjekësit e tij në mbarë botën, po bënte rrugën e vet. Nëpërmjet formave të reja të luftës, Gandhi ishte në gjendje të udhëhiqte popullin indian për të arritur pavarësinë në vitin 1947. Në luftën kundër Imperializmit, Mahatma arriti të mbledhë mijëra shpirtra që përbënin shoqërinë indiane nën një qiell të vetëm, në emër rrënjëve të lashta e përbashkëta të spiritualitetit indian.

    Lajmi Paraprak

    Si do të stabilizohet klima e planetit?

    Lajmi i rradhës

    Bashkimi Europian nuk mund të kërkojë dialog me diktatorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë