Arsyet përse nuk mund të gatuani me vaj ulliri

    Vaji i ullirit ekstra i  virgjër njihet për vlerat fenomenale që ofron për organizmin e njeriut.

    Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

    Por kur vjen puna tek gatimi, temperatura e lartë është armiku i tij më i madh.

    Antioksidantët shuhen

    Sipas ekspertëve të cilëve u referohet AgroWeb.org, vaji i ullirit përmban shumë polifenolë mirëbërës për shëndetin e zemrës të cilët shkatërrohen në temperaturë të lartë.

    Polifenolët janë të pasur me antioksidantë të cilët degradojnë kur vaji i nënshtrohet një temperature të lartë e të vazhdueshme.

    Në momentin që vaji i nxehtë nis të lëshojë tym, të gjitha substancat mirëbërëse shpërbëhen dhe formojnë agjentë të dëmshëm kimikë për shëndetin.

    Acidet yndyrore shkatërrohen plotësisht

    Vaji i ullirit është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6.

    Këto acide janë ekstremisht të ndjeshme ndaj nxehtësisë që do të thotë se kur vaji nxehet shumë në temperaturë të lartë, këto acide të dobishme shkatërrohen.

    Kjo nënkupton se përdorimi i vajit të ullirit në gatim nuk është një zgjedhje e mençur sepse nuk sjell asnjë përfitim për shëndetin.

    Nxehja nxit tymrat toksikë

    Vaji i ullirit ka një pikë shumë të ulët djegieje dhe në momentin që kalon këtë nivel, ai lëshon tymra toksikë.

    Gatimi me vaj ulliri në temperaturë të lartë nxit çlirimin e disa molekulave, ekspozimi afatgjatë ndaj të cilave shoqërohet me probleme shëndetësore.

    Mënyra më e shëndetshme e përdorimit të vajit të ullirit është duke e hedhur në sallatë, perime të gatuara me avull, supë apo edhe në një fetë buke.

    Sipas të studimeve të siguruara nga AgroWeb.org konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Vizbegut: Paguajmë fatura, por ujë nuk kemi

    Lajmi i rradhës

    Stradner: Edhe pas tri dekadave, njerëzit e Millosheviqit ende në pushtet, duke përfshirë Aleksandar Vuçiq

    Lajme tjera

    Llojet e pagjumësisë

    Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë