Kimikatet që u shtohen ushqimeve – Si ndikojnë te stomaku dhe truri

    Shumë prej ushqimeve industriale përmbajnë substanca shtesë të cilat mund të shkaktojnë ndryshime të forta fiziologjike tek njeriu.

    Këto substanca kimike futen në ushqime për të zgjatur në kohë cilësinë e produktit.

    Ato gjenden edhe te buka, çokollata, margarina, ushqimet e paketuara, mishi i përpunuar e të tjerë.

    Një studim thotë se këto substanca shtesë ndikojnë fort tek flora intestinale dhe nxisin problemet me shëndetin.

    Shëndeti i trurit i lidhur fort me atë të stomakut 

    Truri dhe stomaku janë të varur fort nga njëri tjetri në aspektin shëndetësor.

    Studimet kanë treguar se shëndeti i stomakut ka një ndikim të fortë në mirëqenien mendore të njeriut.

    Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se mungesa e baktereve në stomak rrit ankthin.

    Për më tepër, përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të tjetërsojë mikrobiomën, të rrisë nivelet e ankthit dhe të tjetërsojë sjelljen sociale.

    Ndikimi në organizëm i substancave shtesë në ushqime

    Konsumi i këtyre substancave falë ushqimeve industriale besohet të ndryshojë sjelljen e njeriut dhe të nxisë ankthin.

    Kjo shkaktohet nga inflamacioni që ato shkaktojnë në organizëm.

    Inflamacioni nxit qelizat e imunitetit të prodhojnë molekula sinjalizuese që ndikojnë ose tjetërsojnë indet në organizëm, përfshirë këtu edhe trurin.

    Kohët e fundit, ekspertët kanë vënë re një shtim të rasteve të ankthit dhe të sëmundjeve inflamatore që prekin shëndetin e stomakut.

    Kjo shtron shumë pikëpyetje për rolin e ushqimeve industriale dhe substancave kimike që ato përdorin në organizmin e njeriut.

    Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të freskëta e të papërpunuara.

    AgroWeb.org, ju këshillon të lexoni mirë etiketat.

    Ushqimet industriale me substanca kimike shtesë duhen kufizuar, ose më saktë duhen eliminuar nga tryeza.

    Ato ka një ndikim të fortë negativ në organizëm dhe në veçanti në stomak.

    Ky ndikim shpërndahet shpejt në organet e tjera, sidomos në tru duke prishur shumë ekuilibra të nevojshëm e nxitur inflamacionin e rrezikshëm. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Osteoartriti i gjurit

    Lajmi i rradhës

    Atentati ndaj John Kennedy | Shtëpia e Bardhë publikon mbi 13 mijë dokumente për vrasjen e Presidentit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë