Mënyra e saktë për ruajtjen e Avokados në ngrirje

    Avokado është plot me fibra, e rëndësishme për rënien në peshë, uljen e nivelit të sheqernave në gjak dhe rrezikut të shfaqjes së disa sëmundjeve.

    Avokado është kryefjala e këshillave për një jetë të shëndetshme që ofrohen në platformat dhe blogjet e shëndetësisë në internet. Ka një arsye për këtë.

    Avokado është jashtëzakonisht ushqyese. Ajo përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.

    Avokado përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.

    Ajo është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme dhe luftojnë  inflamacionin.

    Avokado është plot me fibra, e rëndësishme për rënien në peshë, uljen e nivelit të sheqernave në gjak dhe rrezikut të shfaqjes së disa sëmundjeve.

    Avokado këshillohet të përdoret për uljen e triglicerideve dhe kolesterolit dhe falë antioksidantëve për përmirësimin e shikimit.

    Mënyra e saktë për ruajtjen e avokados në ngrirje

    Tregu ofron sasi të larmishme të avokados për të përballuar dëshirat dhe nevojat ushqimore.

    Megjithatë, avokado është një frut i brishtë që pas prerjes duhet të konsumohet shpejt.

    Ruajtja e tij në mënyrën e duhur është e nevojshme për të zgjatur kohën e konsumit dhe ruajtur cilësinë e vlerave.

    Avokado mund të ruhet në ngrirje ose në frigorifer.

    Në ngrirje, avokado mund të qëndrojë për 5-6 muaj.

    Mënyra më e mirë për ruajtjen e avokados, është që ta bëni avokadon pure dhe ta ruani në ngrirje në një enë qelqi ose plastike.

    Ena duhet nxjerrë nga ngrirja 12-24 orë përpara përdorimit dhe duhet mbajtur në frigorifer për një shkrirje të përshtatshme e të sigurt.

    Nëse dëshironi ta ruani një gjysmë avokado në frigorifer, atëherë lyejeni sipërfaqen e saj me lëng limoni që të parandalojë nxirjen e tulit dhe mbështilleni me letër plastike./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdohet për 5 vjet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

    Lajmi i rradhës

    Tiramisu me krem çokollate | Freskia perfekte që ju duhet këtë verë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë