Përbërësi që redukton toksinat kancerogjene tek mishi

    Gatimi i mishit në temperatura të larta krijon helme të quajtura amina heterociklike.

    Sipas hulumtimeve të shumta, këto lloj toksinash paraqesin një rrezikshmëri të lartë të zhvillimit të kancerit në pankreas, por edhe disa llojeve të tjera.

    Disa nga përqendrimet më të larta të tyre janë gjetur në veçanti tek mishi i pjekur në skarë.

    Sipas ekspertëve, kjo ndodh sepse këto toksina kanë veti të shtohen edhe më shumë kur mishi piqet për një kohë të gjatë në nxehtësi të lartë.

    Një mënyrë për të parandaluar formimin e tyre është marinimi. Studiuesit shprehen se ka një përbërës të veçantë, i cili është i mrekullueshëm në parandalimim e formimit të këtyre toksianve.

    AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me përfundimet e studimeve rreth kësaj çështjeje tepër të rëndësishme për shëndetin dhe përbërësin sekret që mbron shëndetin tuaj.

    Çfarë zbulojnë studimet dhe cili është përbërësi sekret?

    Studimet tregojnë se shtimi i rozmarinës në mishin e viçit, por dhe në llojeve të tjera të mishit, para pjekjes, skuqjes, zierjes ose pjekjes në skarë, redukton ndjeshëm aminat heterociklike.

    Në një studim, shkencëtarët testuan ekstraktet e rozmarinës në fetët e mishit të viçit. Ato u gatuan në temperatura nga 375 gradë deri në 400 gradë.

    Mishi u marinua përpara gatimit me rozmarinë, vaj ulliri, piper të zi dhe hudhër. Ata zbuluan se sa më i lartë të jetë përqëndrimi i këtij përbërësi, aq më i madh është reduktimi i aminave heterociklike. Në disa raste edhe më shumë se 90 përqind.

    Shkencëtarët ia atribuojnë këtë antioksidantëve specifikë që gjenden tek rozmarina.

    Por nëse nuk e preferoni rozmarinën në gatimet tuaja, provoni të marinoni me hudhër, rigon, qepë dhe lëng limoni.

    Shumë studime mbështesin faktin se edhe këto përbërës janë po aq efektivë sa rozmarina.

    Lajmi Paraprak

    Si të largoni gushën e varur!

    Lajmi i rradhës

    Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin e Europës

    Lajme tjera

    Reçel me karota

    Përbërësit: 1 kg. karota të pastruara800 g. sheqer1 g. vanilje Përgaditja: Karotat pasi të lahen dhe të pastrohen…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë