Sekreti i kekut me plotë shije

    Kekut të butë e të ngrohtë plot aromë nuk mund t’i thotë askush jo.

    Recetat e tij janë nga më të pafundmet, pasi është një nga ëmbëlsirat më të lehta për t’u përgatitur.

    Sekreti qëndron tek mos përdorimi i të verdhave të vezëve.

    Përgatitja është shumë e lehtë, ama edhe shija nuk mbetet pas.

    Është perfekt për të shoqëruar mëngjeset por edhe për gëzimet familjare apo rastet e festave.

    Përbërësit

    6 të bardha vezësh
    150g sheqer
    120ml vaj ulliri ose misri
    150g miell
    50g niseshte
    50g kakao
    120g ujë i vakët
    1 paketë me fryrës ëmbëlsirash (16g)

    Përgatitja

    Duke qenë se keku përgatitet vetëm me të bardhat e vezës, duhet të nisni me rrahjen e tyre.

    Eshtë e mira që të përdorni rrahësin elektrik, por edhe teli i kuzhinës mund t’ju ndihmojë.

    I vetmi ndryshim është koha që do t’ju duhet për të përgatitur merengen.

    Mundohuni që t’i rrihni derisa vezët të kenë krijuar një shkumë të bardhë e cila nuk shkëputet nga tasi.

    Pasi të keni mbaruar me të bardhat e vezëve, sitni miellin, niseshtenë, fryrësin dhe kakaon.

    Ndërkohë në një tas tjetër përzieni vajin, ujin dhe sheqerin.

    Tek kjo përzierje shtoni ngadalë përbërësit e thatë, pra miellin, niseshtenë, fryrësin e ëmbëlsirave dhe kakaon.

    AgroWeb.org ju kujton që ta përzieni mirë që të mos krijohen kokrriza të patretura të miellit tek brumi.

    Kur të keni krijuar një masë të njëtrajtshme filloni të shtoni të bardhat e vezëve të rrahura.

    Kini kujdes që kur t’i përzieni të përdorni një lugë druri.

    Lëvizjet duhet të jenë rrumbullake nga lartë poshtë.

    Kështu volumi i tyre nuk do të bjerë dhe keku do të fryhet.

    Lyeni me vaj dhe pak miell një tavë me diametër 22-24cm.

    Kalojeni brumin e kekut aty dhe piqeni në furrë me 170gradë për 40 minuta.

    Por sigurohuni që të jetë pjekur plotësisht duke e provuar me një thikë.

    Mjafton ta shponi pak kekun në qendër dhe të shikoni nëse sipërfaqja e saj del e pastër.

    Pasi të jetë pjekur keku largojeni nga tava dhe spërkateni me sheqer pluhur për më shumë shije.

    Nëse keni festë mund ta zbukuroni kekun tuaj me çokollatë të shkrirë në sipërfaqe.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që dëmtojnë shëndetin e kockave

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja do ta sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë