Sendet personale që mbajnë më shumë mikrobe

    Në të paktën 90 përqind të kartmonedhave që ekzistojnë në tregun botërore gjenden minimalisht gjurmë fekalesh.

    Në këto kohë të vështira, njerëzit po tregohen të kujdesshëm për larjen e duarve, disinfektimin e tyre, shmangien e kontaktit me të tjerët dhe izolimin në shtëpi.

    Megjithatë, në përgjithësi anashkalojmë diçka të rëndësishme: portofolin dhe paranë që sido që të jetë mbetet e pisët.

    Si Kali i Trojës, portofoli e gjen veten gjithnjë në qendër të sendeve personale që prekim dhe anashkalojmë më shumë.

    Parat, më i ndoturi

    Leku shërben si sfungjer për bakteret dhe viruset.

    Në të paktën 90 përqind të kartmonedhave që ekzistojnë në tregun botërore gjenden minimalisht gjurmë fekalesh.

    Le të marrim shembullin e paundit britanik. Studimet thonë se në harkun kohor të 113 muajve, një kartmonedhë 20 paundeshe ndërron 2,328 duar.

    Viruset dhe bakteret mund të jetojnë në kartmonedha më gjatë se në çdo sipërfaqe tjetër, deri në 17 ditë.

    Kësisoj mund ta imagjinoni potencialin e kartmonedhës për shpërndarjen e virozave.

    E njëjta gjë vlen edhe për kartat e kreditit, debitit dhe sende të tjera në portofolin tuaj që janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj këtyre mikroorganizmave.

    Situata ndryshon në rastin e monedhave, të cilat duke qenë se në përgjithësi kanë përmbajtje bakri ose nikeli, nuk lejojnë akumulimin e tepruar të baktereve dhe virozave.

    Bakteret më të përhapura që lulëzojnë në portofol janë: mikrokoku, stafilokoku dhe bacillus.

    Portofolet zakonisht vendosen kuturu në shtëpi, bashkë me çantën dhe shpesh preken nga fëmijët.

    Disa raporte pretendojnë se portofolet dhe çantat e lëkurës janë më pak të predispozuara të strehojnë sasi të mëdha virozash.

    Nëse kjo është e vërtetë, atëherë sipas ekspertëve, duhen shmangur portofoloët dhe çantat e një materiali sintetik.

    Si të pastroni portofolin dhe cantën e lëkurës

    Për pastrimin e tyre ju nevojiten, ujë dhe sapun të lëngshëm, mundësisht shampo për bebe e cila është delikate.

    Ato duhen fërkuar me një napë të pastër dhe duhen shpëlarë në ujë të vakët të rrjedhshëm.

    Lërini të thahen në një vend me qarkullim të mirë ajri por jo në ndriçimin direkt të diellit që ka efekt ngurtësues për këtë material.

    Ju mund të lyeni një leckë kuzhine prej mikrofibre me alkol të tretur në ujë dhe të fërkoni portofolin lehtë në brendësi dhe në pjesën e jashtme.

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Mësimi me prezencë fizike në kohë pandemie një sfidë e madhe

    Lajmi i rradhës

    Katastrofa e zjarreve, Mitsotakis ndryshon qeverinë, ngre ministri të re për Mbrojtjen Civile

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë