Të udhëtuarit ta shton bindjen e mospërkatësisë në këtë botë

    Nada Dosti

    Të udhëtuarit të dhuron një botëkuptim të veçantë që ata që qendrojnë në shtëpi nuk mund ta përjetojnë dot. Përveç dobive me njohjen e kulturave të reja, me mrekullitë natyrore që Zoti ka krijuar në shërbimin tonë si dhe njohjen me një rend në harmoni të plotë, udhëtimi na fal edhe shumë mirësi të tjera.

    Ndër bekimet më të mëdha është dhe ndërgjegjësimi se në këtë botë jemi udhëtarë dhe nuk i përkasim këtij vendi.

    A ju ka ndodhur ndonjëherë të udhëtoni dhe papritmas të ndjeni mall për shtëpinë, e ndërsa kur jeni në shtëpi dëshironi të ndërroni ambient dhe të udhëtoni diku? Edhe pse jeni duke u argëtuar dhe relaksuar në ndonjë vend fantastik, përsëri e ndieni se ka diçka që ju mungon. Një lloj ndienje boshllëku dhe malli të pashpjegueshëm të cilën shkenca e psikologjisë e njeh si fenomeni i “krizës në mes të udhëtimit”

    Përse vuajmë nga kjo lloj krize?

    Kriza në mes të udhëtimit ndodh sepse udhëtimi nuk përmbush nevojën tonë për përkatësi dhe të një qëllimi, të cilët janë dhe dy faktorët më të rëndësishëm që përcaktojnë një jetë kuptimplote dhe të cilët gjithashtu mungojnë në 95 përqind të udhëtimeve. Në librin “Fuqia e të kuptuarit” nga profesoresha e Universitetit të Pennsylvanias, Emily Smith, përmendet një studim gjatë të cilit disa personave u është kërkuar t’u japin një notë faktit se sa janë të kënaqur me jetët e tyre. Vlerësimet më të mëdha janë arritur nga ata persona me një kofiçent të lartë të ndjenjës së përkatësisë dhe të një qëllimi të përcaktuar në jetën e tyre. Për shembull, njerëz të cilët jetojnë në një qytet ku ndihen të integruar në shoqërinë, si qyteti ku kanë lindur dhe janë rritur dhe kanë një punë e cila përmbush aspiratat që kanë pasur që në moshë të hershme se çfarë duan të bëhen në jetë si dhe ndjekin pasionet e tyre dhe mundohen të jenë të dobishëm për të tjerët me punë vullnetare.  

    Përse të udhëtuarit na privon nga këta dy faktorë?

    Smith e shpjegon ndienjën e përkatësisë me faktin se “ne dëshirojmë të na kuptojnë, të njihemi dhe të afirmohemi”. Pra kemi nevojë që dikush të na dëgjojë.  

    Për shkak se të udhëtuarit na mundëson paqëndrueshmërinë si përshembull takime dhe njohje me persona me të cilët mund të kalojmë një drekë apo një darkë, madje disa prej tyre vetëm të këmbejmë disa fjalë për pak çaste dhe nuk do na jepet mundësia të shihemi përsëri. Kjo bën që këto lloj lidhjesh të na dëmtojnë në mënyrë të pavetëdijshme. Ose më keq akoma nuk arrijmë të mbajmë dot lidhje me të gjithë që kemi njohur kjo për shkak të ndryshimit orar apo të mbingarkesës nga të dyja palët. Duke u përballur me këtë lloj situate truri ynë fillon të kundërshtojë që ditën e pestë të udhëtimit: “Hej! Kam nevoje të flas me dikë!”

    Edhe pse të udhëtuarit është më e pranueshme dhe më pak e paragjykuar se sa të shohësh televizor, gjithesesi në fund të fundit edhe të udhëtosh është njësoj si të shikosh televizor pasiqë ti harxhon orë të tëra duke konsumuar vetëm e vetëm për t’u kënaqur dhe për të pushuar.

    Zgjidhja

    Mos udhëtoni vetëm, por zgjidhni udhëtime në grup dhe eskursione.

    Zakonisht na pëlqen që të  humbasim nëpër rrugë të reja dhe të udhëtuarit në grup na cungon këtë mundësi. Për të evituar këtë bëni një plan paraprak dhe realizojeni atë kur t’ju jepet pak kohë për të kaluar vetëm, siç janë ato rastet tipike të llojit “takohemi tek sheshi pas 4 orësh”.

    Mos e ndal rutinën tënde

    Mundohu që kur të jesh në udhëtim të kryesh me përpikmëri rutinën tënde sikur je në shtëpi. Disa përshembull pa hapur sytë hapin televizorin për të dëgjuar lajmet, e kështu me radhë të gjitha rutina tipike si larja dhëmbëve, mëngjei me terezi, një gazetë apo një libër duke pirë kafen e mëngjesit.

    Vazhdo punët nga larg

    Mos i lër punët të të mblidhen, nëse nuk mund të përqendrohesh ashtu sikurse nga shtëpia apo zyra të paktën vazhdo me punët që kërkojnë më pak përqëndrim si përgjigja e postës elektronike, udhëzime që duhen dërguar etj. Kjo ndihmon në përmbushjen e objektivave tona.

    Vullnetarizmi

    Përfito nga mundëitë e vullnetarizmit për të udhëtuar. Kjo është mënyra më e mirë për të vizituar një vend të ri dhe për t’u njohur me kultura të reja sepse e para gjatë programit do krijosh lidhje miqësore më të qendrueshme dhe e dyta sepse përmbush objektivin për të qenë i dobishëm për veten dhe për të tjerët duke investuar në kohë dhe në mund.

    Mos udhëtoni më shumë se 5 ditë

    Kur të planifikoni udhëtime mundohuni t’i kufizoni ato në pesë ditë dhe jo më shumë. Kjo është dhe periudha kohore më e përshtatshme për të rifituar energjitë për t’ia nisur përsëri me përditshmërinë, por nga ana tjetër nuk i lejon trurit që të arrijë atë gjëndjen kur ai rebelohet dhe fillon e flet përçart./Muslimania.al/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit të cilët janë shfrytëzues të subvencioneve duhet t’i përditësojnë të dhënat e tyre

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Serbia kërkon tërheqjen e trupave “që pushtuan” veriun e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë