Si shfaqen aknet në fytyrë!

    Aknet janë një problem me të cilën përballemi të gjithë pavarësisht moshës apo gjinisë

    Ndonëse ka një kurë për eliminimin e tyre, ka dhe një rrugë sesi të parandalosh shfaqjen e tyre.

    Janë disa veprime të cilat i bëjmë pa vetëdije në ditën tonë të zakonshme, që ‘mund të fajësohen’ për shfaqjen e puçrrave në fytyrë.

    1. I lani dhëmbët pasi lani fytyrën!

    Ky është një gabim që s’duhet ta bëni më. Pasta e dhëmbëve ka disa përbërës të cilët shkaktojnë irritim, tharje dhe djegie të lëkurës. Gjithashtu ndodh që gjatë larjes nga goja të dalin baktere të cilat prekin lëkurën. Kështu që herën tjetër kur të dëshironi t’i hiqni aknet me pastë dhëmbësh, mendohuni dy herë!

    2. Produktet e flokëve

    Përbërësit e shampos që formojnë shkumën, si sulfati i sodiumit, krijojnë habitatin e nevojshëm në fytyrë ku rriten bakteret. Të njëjtën gjë bën edhe vaji i kremit zbutës. Ai hap dhe infekton poret kështu që direkt pas aplikimit duhet të pastroni fytyrën.

    d48779cbe05d515e03e085e70ca0d8b4

    3. Jastëkët

    Dushi para se të flini mund t’i shkaktojë fytyrës tuaj telashe të mëdha. Duhet të ndërroni këllëfin e jastëkut njëherë në javë dhe të ndërroni anën.

    4. Teknologjia dhe aksesorët

    Telefoni, syzet e diellit dhe kufjet: të gjitha këto mbledhin pluhura, vajra, djersë dhe baktere të cilat transmetohen më pas në duar, fytyrë dhe flokë. Prandaj sugjerohet që t’i pastroni ato me alkool apo dezinfektues.

    5. Mjetet e grimit

    Duhet të pastroni rregullisht furçat, sfungjerët dhe çdo gjë tjetër që përdorni për të aplikuar grimin në fytyrë. Gjithashtu edhe peshqirët e vegjël, të cilët duhet të përdoren vetëm njëherë dhe më pas të hidhen në lavatriçe.

    Lajmi Paraprak

    Kryeqytetet e kulturës 2025 me një histori të pasur

    Lajmi i rradhës

    Mediat sociale, rrjedhja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë