Si ta dini a është mjaft ngrohtë bebja juaj?

    Me rastin e përgatitjes së bebes ditëve të ftohta, më se e nevojshme është që të siguroni që bebja të jetë mjaftë ngrohtë

    Mirëpo, ekzistojnë mënyrat e drejta dhe të gabuara për këtë, theksojnë ekspertët e kujdesit prindëror.

    “Sa është ngrohtë dhe sa ftohtë për beben vlerësojmë duke ia kontrolluar duart a i ka të ftohta, apo këmbët. Në vend të kësaj, vendosni gishtat e dorës nën qafën e bebes”, thotë mjekja Ivon Gustafson, eksperte e kujdesit prindëror.

    Nëse qafa e bebes është e ngrohtë dhe e lagësht, kjo do të thotë që bebja është tepër e ngrohtë. Në të kundërtën, nëse është e ftohtë, duhet t’ia shtojmë ngrohtësinë.

    Sipas këshillave të ekspertëve, është e nevojshme bebes t’i vishet një shtresë më shumë se sa vishni veten. Shumë prindër shpesh bëjnë gabim, sepse beben e veshin me shumë rroba.

    Disa ndër shenjat paralajmëruese mund të jenë duart e ftohta apo të skuqura të bebes, duke përfshirë edhe të dridhurit, zbehjen apo skuqjen e shputave dhe buzët e mavijosura.

    Vendosja edhe e një batanije sipër ulëseve të veturës nuk është ide e keqe, gjithnjë derisa të mos rrezikojë qarkullimin e ajrit, thotë Gustafson.

    Gjithashtu rekomandohet izolimi i karrocës në mënyrë që të ulni depërtimin e të ftohtit deri te bebja. Këtë mund ta bëni duke vendosur nën bebe një copë stiropori.

    Lëkura e bebes është e prirë të pëlcasë dhe të thahet në stinën e dimrit, kështu që rekomandohet lyerja e rregullt me losion apo me kremra hidratimi.

    Dalja në ajër të ftohtë me beben nuk duhet shmangur. Madje edhe kur bebja është e ftohur, ajri i ftohtë mund t’i ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes së mukozës.

    Është me rëndësi t’i kushtohet kujdes që rrobat e bebes të jenë të përshtatura kohës, sepse bebja nuk mund të mbajë temperaturën si të rriturit.

    Lajmi Paraprak

    Izraeli hedh poshtë akuzat për gjenocid

    Lajmi i rradhës

    Geer: të trajtohen me prioritet rekomandimet e KE-së për luftën kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë